Materials

Unë jetoj në një apartament në Tiranë. Unë kam një vëlla dhe dy motra binjake. Vëllai im quhet Artan. Ai studion për juridik. Ai do të bëhet avokat. Motrat e mia quhen Arta dhe Anjeza. Ato shkojnë në lice. Ato kanë pasion të këndojnë dhe të kërcejnë. Babai im është kuzhinier në një restorant. Ai bën gatime tradicionale shqiptare. Gatimi i tij i preferuar është tava me pulë dhe oriz. 

Unë pëlqej të gatuaj me babain tim. Dua të mësoj të gatuaj mirë, tamam si ai. Mamaja ime është mjeke. Ajo punon në spital. Ajo do të ndihmojë njerëzit. 

Gjyshërit e mi janë pensionistë. Çdo mëngjes, ata kanë qejf të pinë kafe me shokët.  Pastaj, ata duan të lexojnë gazetat. Gjatë ditës, ata shikojnë filma shqiptarë. Ata janë shumë të dashur.

Në fundjavë, ne të gjithë shkojmë në mal. Ne shkojmë në mal me teleferik. Ne ecim në mal dhe eksplorojmë natyrën. Jam i lumtur kur kaloj kohë me familjen time!  

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Familja ime
My family

Unë jetoj një apartament në Tiranë.
I live in an apartment in Tiranë.

Unë kam një vëlla dhe dy motra binjake.
I have one brother and two twin sisters. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION