Materials

Sot është një ditë me diell. Koha është e ngrohtë. Qielli është blu dhe dielli shkëlqen. Në qiell nuk ka re. 

Zana është e gëzuar. Sot, ajo po shkon në malin e Dajtit me teleferik.  

Atje, ajo takon shoqen e saj Erisën. Zana dhe Erisa po bëjnë piknik. Erisa ka dy panine me djathë, domate, dy vezë të ziera dhe dy limonada. Zana ka një mollë, dy banane, një dardhë dhe katër mandarina. Vajzat hanë paninet, frutat dhe pinë limonadat.  

Zana: Tani unë dua një akullore. 

Erisa: Unë nuk dua akullore, unë dua një krem karamel.

Zana: Hajde të shkojmë te lokali.

Vajzat shkojnë te lokali dhe porositin ëmbëlsira. Pasi hanë ëmbëlsirat, vajzat ecin në mal. 

Erisa: Jam shumë e kënaqur, ajri është shumë i pastër.

Zana: Edhe unë jam e kënaqur, por unë jam e lodhur. 

Erisa: Eja të ulemi aty në hije.

Zana: Dakort, ulemi.  

Vajzat ulen në bar të pushojnë. Zana dhe Erisa pinë shumë ujë sepse bën vapë. Pastaj, ato kthehen në shtëpi të gëzuara.

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Një ditë me diell
A sunny day

Sot është një ditë me diell.
Today it is a sunny day. 

Koha është e ngrohtë.
The weather is warm. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION