Materials

A1.15 – Dua të blej një apartament në Tiranë

Anila: Përshëndetje. 

Agjenti imobiliar: Përshëndetje, si mund t’ju ndihmoj?

Anila: Dua të blej një apartament në Tiranë me dy dhoma gjumi, një kuzhinë dhe një ballkon. 

Agjenti imobiliar: Tirana ofron shumë mundësi. Cilën zonë të Tiranës preferoni?

Anila: Dua një apartament afër qendrës së qytetit. Puna ime është pranë Pazarit të Ri. Njëkohësisht, dua që apartamenti të jetë në një zonë të qetë dhe të sigurtë. Siguria është shumë e rëndësishme për mua. Gjithashtu, dua të ketë një vend parkimi. Në Tiranë është shumë e vështirë të gjesh vende të lira parkimi. 

Agjenti imobiliar: Të kuptoj. Për momentin, kemi vetëm disa apartamente me një dhomë dhe një kuzhinë afër qendrës së qytetit. A ju intereson?

Anila: Jo, dua patjetër dy dhoma dhe një kuzhinë. 

Agjenti imobiliar: Më vjen keq, për momentin nuk kemi një apartament që plotëson kërkesat tuaja. 

Anila: Dakord. Faleminderit!

Agjenti imobiliar: A mund të shkëmbejmë numrat e telefonit? Kështu që nëse gjej diçka për ju, mund t’ju njoftoj. 

Anila: Po mirë. Ky është numri im i telefonit. Do pres telefonatën tuaj atëherë!

Agjenti imobiliar: Faleminderit. Ju uroj një ditë të mbarë!

Anila: Një ditë të mbarë edhe për ju!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Dua të blej një apartament në Tiranë

I want to buy an apartment in Tirana

Anila: Përshëndetje. 

Anila: Hello.

Agjenti imobiliar: Përshëndetje, si mund t’ju ndihmoj?

Real estate agent: Hello, how can I help you?

Anila: Dua të blej një apartament në Tiranë me dy dhoma gjumi, një kuzhinë dhe një ballkon. 

Anila: I want to buy an apartment in Tirana with two bedrooms, a kitchen and a balcony.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION