Materials

Ardi: Ana, Çkemi?

Ana: Mirë, Ardi, faleminderit. Si je ti?

Ardi: Shumë mirë edhe unë! Sa mirë që të takova!

Ana: Edhe unë! Kemi shumë kohë që nuk jemi takuar! Ke kohë të pimë një kafe tani?

Ardi: Më vjen keq! Tani jam i zënë, po shkoj në punë. Por mund të dalim një ditë nga java tjetër. Si mendon? Unë punoj çdo ditë, nga e hëna deri të premten. Jam në punë nga ora 8.00 deri në 18.00. Pas kësaj ore jam i lirë. Si e ke programin ti?

Ana: Ndërsa unë punoj nga e hëna deri të enjten, por unë punoj pasdite nga ora 13.00 deri në 21.00. Të premten, të shtunën dhe të dielën jam pushim. Si thua, takohemi të premten pasdite? 

Ardi: Unë të premteve pasdite shkoj në palestër. Mund të takohemi të shtunën?

Ana: Unë të shtunave paradite shkoj me shoqet e mia në një qendër estetike por, pasdite jam e lirë.

Ardi: Edhe unë jam i lirë të shtunën pasdite. Shumë mirë atëherë, mund të takohemi bashkë!

Ana: Shumë mirë! Jam shumë e kënaqur që do të takohemi! 

Ardi: Edhe unë, mezi po pres. A mund të më japësh edhe një herë numrin e telefonit? Kam ndryshuar telefonin dhe kam humbur kontaktet e telefonit. 

Ana: Po, patjetër! Po, ti a ke akoma të njëjtin numër?

Ardi: Po. 

Ana: Shumë mirë atëherë, po të telefonoj. Ja ky është numri im. 

Ardi: Shkëlqyeshëm! Tani po iki. Jam vonë për në punë. 

Ana: Kalofsh një ditë të bukur! Pafshim.

Ardi: Edhe ti, pafshim!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Takim për kafe – Dita ime 

Meeting up for coffee – My day

Ardi: Ana, Çkemi?

Ardi: Ana, what’s up?

Ana: Mirë, Ardi, faleminderit. Si je ti?

Ana: I am good, Ardi, thank you. How are you?

Ardi: Shumë mirë edhe unë! Sa mirë që të takova!

Ardi: Very good, me too! I am happy to meet you!

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION