Materials

A1.17 – Intervista për punë

Intervistuesja: Përshëndetje zoti Fatjon!

Fatjon: Përshëndetje! 

Intervistuesja: Ju faleminderit që keni ardhur për fazën e dytë të intervistës. I kemi parë dokumentet që keni dërguar për aplikimin. E kemi vlerësuar shumë përvojën tuaj 10 vjeçare në fushën e marketingut dhe rezultatet që keni arritur me fushatat promocionale në vitet e fundit. Kemi marrë rezultatet e testimit të njohurive profesionale dhe ju keni arritur pikët maksimale. Komplimente! 

Fatjon: Ju faleminderit për vlerësimin!

Intervistuesja: Ne jemi të lumtur t’ju ofrojmë pozicionin si drejtor marketingu në kompaninë tonë. 

Fatjon: Faleminderit! 

Intervistuesja: A keni ndonjë pyetje?

Fatjon: Po. Cilat janë kushtet e punës?

Intervistuesja: Drejtori i marketingut përcakton strategjinë e marketingut, monitoron planin vjetor të marketingut, organizon fushatat e promocioneve, identifikon klientët e rinj dhe zhvillon marrëdhëniet me klientët aktualë. Gjithashtu, drejton departamentin e marketingut dhe mban marrëdhënie të mira me punonjësit. Çdo muaj duhet të raportoni rezultatet e arritura pranë bordit drejtues. 

Orari i punës është nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 6 pasdite, çdo ditë nga e hëna deri të premten. Gjatë ditës keni një orë pushim dreke. Gjatë vitit, keni 28 ditë kalendarike leje të zakonshme. A keni ndonjë pyetje tjetër?

Fatjon: Po. Sa është pagesa? Kur bëhet pagesa?

Intervistuesja: Informacioni për pagesën dhe bonuset është shënuar në letrën e ofertës. Ja ku është.

Fatjon: Në rregull. Jam i kënaqur me ofertën tuaj dhe e pranoj me kënaqësi. 

Intervistuesja: Edhe ne jemi të lumtur të të kemi pjesë të stafit tonë! Atëherë, suksese dhe punë të mbarë!

Fatjon: Faleminderit dhe punë të mbarë edhe juve!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Intervista për punë

Job interview

Intervistuesja: Përshëndetje zoti Fatjon!

Interviewer: Hello Mr. Fatjon!

Fatjon: Përshëndetje! 

Fatjon: Hello!

Intervistuesja: Ju faleminderit që keni ardhur për fazën e dytë të intervistës. 

Interviewer: Thank you for coming for the second phase of the interview.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION