Materials

A1.18 – Ku të gjej një supermarket?

Artani po kërkon një supermarket në lagjen e tij të re. Ai pyet një komshi.

Artani: A di ku ka një supermarket në këtë lagje?

Komshiu: Po patjetër. Ka një supermarket këtu afër. Është supermarketi “A-market”. A doni të blini ndonjë gjë të veçantë?

Artani: Jo, thjesht disa ushqime. Sa larg është?

Komshiu: Jo nuk është larg. A e shikon farmacinë drejt përpara?

Artani: Po. 

Komshiu: Pas farmacisë ka dy pallate. Supermarketi është menjëherë pas tyre. Ka fruta dhe perime të freskëta. Aty ka mish dhe peshk të freskët. Gjithashtu, ka shumë artikuj për shtëpinë dhe higjienën. Çmimet nuk janë të shtrenjta.

Artani: Shumë faleminderit! A di nëse ka vende parkimi për makinat?

Komshiu: Po, ka parkim nëntokësor. Gjithashtu ka disa vende parkimi në oborr. Në përgjithësi gjen gjithmonë vende parkimi. Shumë rrallë nuk ka vende parkimi. Përballë supermarketit ka një parking me pagesë. 

Artani: Nuk kam shumë para me vete. A mund të paguaj me kartë krediti aty?

Komshiu: Po, mund të paguash me kartë krediti. Për blerjet e frutave dhe perimeve duhet të paguash me para në dorë. Afër supermarketit ka një ATM. Aty mund të tërheqësh para dhe të paguash në për frutat dhe perimet. 

Artani: Super! Rrofsh për ndihmën!

Komshiu: Eshtë kënaqësi. Uroj të gjeni të gjitha gjërat që doni. 

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Ku të gjej një supermarket?

Where can I find a supermarket?

Artani po kërkon një supermarket në lagjen e tij të re. Ai pyet një komshi.

Artani is looking for a supermarket in his new neighbourhood. He asks a neighbour.

Artani: A di ku ka një supermarket në këtë lagje?

Artani: Do you know, is there a supermarket in this neighbourhood?

Komshiu: Po patjetër.

Neighbour: Yes, of course. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION