fbpx

Materials

A2.01 – Mëngjesi im

Goni, Rezarta dhe Valbona po bisedojnë se çfarë pëlqejnë të hanë për mëngjes.

Goni: Mëngjesi është vakti im i preferuar. 

Rezarta: Edhe i imi. 

Valbona: Unë zakonisht nuk ha mëngjes, pi vetëm një kafe me qumësht. 

Goni: Mëngjesi, është vakti më i rëndësishëm i ditës, prandaj unë ha gjithmonë mëngjes. 

Valbona: Çfarë ha?

Goni: Unë ha bukë me vezë, salsiçe, djathë të bardhë dhe domate. Zakonisht, ha krepa me banane dhe çokollatë. Ndonjëherë, mami bën petulla me mjaltë. Më pëlqejnë shumë petullat! Kur nuk ha mëngjes në shtëpi, blej një byrek me spinaq te furra e bukës.    

Valbona: Po ti Rezarta, çfarë ha për mëngjes?

Rezarta: Edhe unë ha gjithmonë mëngjes. Zakonisht, unë ha tërshërë me kos dhe një banane.  Ndonjëherë, ha një mollë me gjalpë kikiriku dhe pi një gotë me qumësht. Shpesh, ha bukë integrale me pak reçel dhe pi një gotë me qumësht soje. Unë nuk ha asnjëherë krepa dhe byrek. 

Valbona: Hhhmmm… Duhet të filloj edhe unë të ha mëngjes!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Mëngjesi im
My breakfast

Goni, Rezarta dhe Valbona po bisedojnë se çfarë pëlqejnë të hanë për mëngjes.
Goni, Rezarta and Valbona are talking about what they like to have for breakfast.

Goni: Mëngjesi është vakti im i preferuar.
Goni: Breakfast is my favorite meal. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION