A2.04 – Panairi i librit
Aida: Arian, sot fillon panairi i librit. Dua të shkoj. A dëshiron të shkojmë bashkë?
Ariani: Dua të vij. Në çfarë ore fillon?
Aida: A je i zënë?
Ariani: Më duhet të punoj paradite deri në orën dymbëdhjetë. Në orën një pas dreke duhet të shkoj në shkollë të dorëzoj një detyrë kursi. Pastaj në orën dy duhet të shkoj në bankë për të bërë pagesën për shkollën.
Aida: Panairi i librit fillon në orën pesë pasdite. Besoj se do të jesh i lirë deri atëherë, apo jo?
Ariani: Ah po, besoj që në atë orë do të jem i lirë. Jam i sigurt se do t’i kem mbaruar të gjitha punët deri në atë kohë.
Aida: E përkryer! A do të vish të më marrësh?
Ariani: A kam zgjedhje tjetër?! hahaha
Aida: Sa i mirë je! Çfarë do të bëja unë pa ty?!
Ariani: Atëherë shihemi në katër e gjysmë. Veçse, mos u vono! Nuk duam të shkojmë vonë, apo jo?!
Aida: Jo, jo, nuk dua ta humb hapjen! Ti e di, përveç blerjes së librave, kjo është pjesa që më pëlqen më shumë!
Ariani: Mirë pra, shihemi më vonë!
Aida: Shihemi më vonë! Pafshim!
Lesson Audio
Translation
Panairi i librit
The book fair
Aida: Arian, sot fillon panairi i librit.
Aida: Arian, today starts the book fair.
Dua të shkoj.
I want to go.