A2.15 – Çfarë do të bësh këtë javë?
Këtë javë, nga e hëna deri të enjten do të marr pjesë në një trajnim. Më pëlqen shumë të mësoj gjëra të reja. Në këtë trajnim, do të mësoj më shumë për gramatikën e gjuhës shqipe, shprehje frazeologjike dhe do të diskutojmë mbi kulturën shqiptare. Gjithashtu do të praktikoj më shumë komunikimin në gjuhën shqipe. Më pëlqen shumë të takoj njerëz të rinj dhe shpresoj të takoj sa më shumë në këtë seminar.
Të premten do ta kaloj me miqtë e mi të ngushtë: Edin dhe Andin. Do të bëjmë shumë gjëra së bashku. Pasdite, do të shkojmë të luajmë bilardo dhe do të pimë birra. Shokët e mi janë lojtarë shumë të mirë, prandaj loja do të jetë shumë konkurruese dhe argëtuese. Shokët e mi kanë shumë batuta dhe jam i sigurt se do të qeshim shumë.
Në Tiranë, ka shumë lokale me muzikë live. Në mbrëmje do të shkojmë në një prej tyre. Aty do të dëgjojmë muzikë xhaz dhe do të pimë nga një kokteil.
Të shtunën dhe të dielën do të pushoj. Do të shkoj në shtëpinë time në Durrës. Në mëngjes, do të ulem në verandë, do të shijoj natyrën dhe do të lexoj ndonjë libër interesant. Pas dreke, koha do të jetë e ngrohtë, prandaj do të notoj në det. Gjithashtu, do të shkoj në një restorant peshku pranë shtëpisë. Aty ka gjithmonë peshk të freskët.
Jam shumë i emocionuar për javën që vjen. Do të jetë një javë shumë aktive dhe interesante.
Lesson Audio
Translation
Çfarë do të bësh këtë javë?
What are you going to do this week?
Këtë javë, nga e hëna deri të enjten do të marr pjesë në një trajnim.
This week, from Monday to Thursday I will attend a training.
Më pëlqen shumë të mësoj gjëra të reja.
I really like to learn new things.