Materials

A2.16 – Koncerti i Ricky Martin në Tiranë

Xhesi: Dajana, po shoh në instagram që me datë 20 korrik do të vijë Riki Martin në Tiranë. 

Dajana: Ua çfarë thua? Unë e adhuroj atë!

Xhesi: Edhe unë. Në fakt unë e adhuroj muzikën latine. 

Dajana: Duhet të shkojmë! 

Xhesi: Po, por duhet të presim biletat sa më shpejt. 

Dajana: Shiko aty në Instagram nëse mund të gjesh ku mund të presim biletat. 

Xhesi: Ja po shoh një herë. Atëherë, biletat fillojnë nga 28 euro. 

Dajana: Priji menjëherë!!!

Xhesi: Dajana qetësohu! Fillojnë nga 28 euro por unë mendoj që duhet të marrim këto që janë 47 sepse jemi më afër skenës. 

Dajana: Por atmosfera është e njejtë. E di cfarë, shkojmë aty ku thua ti. Në fund të fundit Riki një herë vjen në Tiranë. 

Xhesi: E pra! Shumë mirë, po i pres online. Po sikur ti themi dhe Olës. 

Dajana: Po thuaji njëherë por sbesoj të vijë. 

Xhesi: I themi dhe asaj sepse edhe ajo dëgjon shumë këngë latine. 

Dajana: E mirë. Jam shumë e lumtur. 

Xhesi: Sapo më erdhi konfirmimi me email për biletat. U krye. Më 20 korrik në orën 6 pasdite jemi në koncert. 

Dajana: Korrik the? Mendova se ishte në gusht. Por unë jam me pushime në Sarandë në korrik. 

Xhesi: E mirë se shkoj me Olën, 

Dajana: Jooooooooooooo

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Koncerti i Ricky Martin në Tiranë

Ricky Martin’s concert in Tirana

Xhesi: Dajana, po shoh në instagram që me datë 20 korrik do të vijë Riki Martin në Tiranë. 

Jess: Dajana, I am watching on Instagram that Riki Martin will come to Tirana on July 20.

Dajana: Ua çfarë thua? Unë e adhuroj atë!

Dajana: What are you saying? I adore him!

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION