Materials

A2.17 – Autobuzi është me vonesë 

Autobuzi është me vonesë 

Ina: Alo, Artan çkemi?

Artani: Mirë Ina, ti si je? A po vjen? 

Ina: Mirë por po pres autobusin, kam 20 minuta në stacion dhe autobusi akoma nuk ka ardhur. 

Artani: Zakonisht autobuzi i unazës vjen çdo 5 minuta. 

Ina: Po por sot po vonohet shumë. 

Artani: Mos ki merak, unë jam ulur në një kafe këtu dhe po të pres. 

Ina: Okej. Do të të njoftoj.

Pas 7 minutash

Artani: Alo Ina, u nise?

Ina: Akoma jo Artan, po marr një taksi. 

Artani: Pa merak. Unë këtu jam. 

Ina: Artan po e shikoj autobusin tani, më në fund erdhi. 

Ina futet në autobus. 

Ina: Zotëri a mund t’ju pyes pse kishte kaq shumë vonesë sot? 

Faturinoja: Kishte një aksident dhe kishte shumë trafik, ju kërkojmë ndjesë për vonesën. 

Ina: Nëse kishte trafik nuk është faji juaj. Pa merak. 

Faturinoja: A keni biletë apo abone?

Ina: Kam abone por e kam harruar në shtëpi kështu që po e paguaj biletën. 

Faturinoja: Në rregull. 

Ina: Faleminderit

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Autobuzi është me vonesë 

The bus is delayed

Ina: Alo, Artan çkemi?

Ina: Hello, Artan, whats up?

Artani: Mirë Ina, ti si je? A po vjen? 

Artani: Good Ina, how are you? Are you coming?

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION