Materials

B1.01 – Kampi Veror

Ishte shtator. Zakonisht, qielli ishte me re, por nuk binte shi. Ndonjëherë, midis reve dukeshin disa rreze dielli. 

Gjatë ditës, i tërë plazhi gëzonte nga zërat e fëmijëve. Disa fëmijë qeshnin, disa të tjerë flisnin me zë të lartë, të tjerë vraponin pas njëri-tjetrit. Disa të rritur dhe fëmijë notonin në det. Disa të tjerë lundronin me varkë. Të tjerë shtriheshin në rërë të nxiheshin nga dielli. Disa rrinin ulur pranë bregut të detit dhe bënin kala me rërë. Disa të tjerë ishin ndarë në dy skuadra dhe luanin volejboll. Disa kishin marrë një libër dhe lexonin në heshtje. Në kafenenë e hotelit, disa të moshuar luanin domino. Një grup të rinjsh ishin mbledhur në këndin e lojërave dhe luanin pingpong.  

Ndërsa vinte mbrëmja, të gjithë mblidheshin rreth pistës. Disa merrnin kitarat dhe këndonin serenata korçare. Disa të tjerë pinin nga një birrë dhe dëgjonin me ëndje. Ndërsa qëndronin nën dritën e yjeve e nën tingujt e kitarave, krijonin kujtime që do të jetonin gjatë.

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Kampi veror
Summer camp 

Ishte shtator 

It was September.

Zakonisht, qielli ishte me re, por nuk binte shi

Usually, the sky was cloudy, but it didn’t rain.

Ndonjëherë, midis reve dukeshin disa rreze dielli.

Sometimes, between the clouds were visible some sun rays.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION