Materials

B1.04 – Në dyqanin e luleve

Ardi: Mirëdita! 

Shitësi: Mirëdita. A mund të të ndihmoj? 

Ardi: Po, kam nevojë për ndihmë. Dua të blej një dhuratë të veçantë për të dashurën time. Ajo i do shumë lulet. Çfarë më sugjeron?

Shitësi: A ke ndonjë preferencë të veçantë? A do lule me ndonjë ngjyrë të veçantë apo lule me aromë?

Ardi: Të dyja, hahaha. Dua të shpreh dashurinë time për të. Çfarë më sugjeron në këtë rast?

Shitësi: Në këtë rast, padyshim të sugjeroj një trëndafil. Ai simbolizon dashurinë dhe ka aromë të këndshme. Mund të zgjedhësh një trëndafil të kuq ose të bardhë. Trëndafili i kuq simbolizon dashurinë dhe pasionin, ndërsa trëndafili i bardhë simbolizon sinqeritetin.

Ardi: Dua një trëndafil të bardhë. Por më duket pak, dua diçka më tepër. A ke ndonjë ide të veçantë?

Shitësi: Patjetër! Mund të shkruash një kartolinë dhe t’i shprehësh ndjenjat e tua. Gjithashtu, mund t’i blesh edhe një çokollatë.

Ardi: Ide shumë e mirë. Do t’i blej të treja. 

Shitësi: A doni të bëjmë një buqetë të vogël me trëndafila të bardhë? 

Ardi: Mirë, dua 7 trëndafila sepse e kam takuar të dashurën para 7 muajsh. 

Shitësi përgatit buqetën me trëndafila dhe e mbështjell me letër rozë. Gjithashtu, paketon një çokollatë bashkë me kartolinën. 

Shitësi: A ju pëlqen? 

Ardi: Po duket shumë bukur, faleminderit! Sa kushtojnë të gjitha?

Shitësi: 7 trëndafila të bardhë kushtojnë 2.100 lekë, çokollata kushton 300 lekë dhe kartolina kushton 200 lekë. Paketimin e keni dhuratë. Në total kushtojnë 2.600 lekë. 

Ardi: Hmmm, shkoi pak shtrenjtë… por, ia vlen për të dashurën time. Urdhëroni 3.000 lekë dhe mbaje kusurin. E meriton! 

Shitësi: Faleminderit shumë.  Mirë se të vini përsëri! 

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Në dyqanin e luleve.
In the flower shop.

Ardi: Mirëdita!

Ardi: Good afternoon!

Shitësi: Mirëdita. A mund të të ndihmoj?

Shop assistant: Good afternoon. Can I help you?

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION