Materials

B1.06 – Si shkuan pushimet?

Mario: Çkemi Tereza? Si i kalove pushimet?

Tereza: Çkemi Mario? U kënaqa shumë. Të thashë që isha në Korçë, apo jo? 

Mario: Po, po. Më the para se të niseshe. Sa ditë qëndruat?

Tereza: Qëndruam aty katër ditë. 

Mario: Ku qëndruat? 

Tereza: Rezervuam një hotel pranë qendrës së qytetit. Ishte shumë këndshëm. 

Mario: Çfarë bëtë aty? A ju mbajti koha? 

Tereza: Koha ishte e ngrohtë dhe me diell.  Shoqet e mia donin të eksploronin natyrën. Dy ditë shkuam në Voskopojë. Në një nga ditët bëmë ecje në mal. Ndërsa ditën tjetër, vizituam fshatin e Voskopojës dhe kishat përreth. Më pëlqyen shumë pikturat. Ti e di që më pëlqen shumë arti. Dy ditët e tjera i kaluam në qytetin e Korçës. 

Mario: Kam dëgjuar që ajri aty është shumë i pastër. 

Tereza: Po ajri është shumë i pastër dhe ishte shumë qetësi. Gjithashtu, kishte edhe shumë               burime me ujë të pastër dhe të freskët. 

Mario: Po në Korçë çfarë bëtë?

Tereza: Vizituam pazarin e Korçës dhe qendrën e qytetit. 

Mario: Çfarë të pëlqeu më shumë nga Korça? 

Tereza: Më pëlqyen shumë dyqanet me veshje tradicionale dhe me qilima shumëngjyrësh. 

Mario: Po a provuat ndonjë nga gatimet tradicionale korçare? 

Tereza: Po, hëngrëm lakror me spinaq dhe mish qengji të pjekur. Gjithashtu pimë edhe raki kumbulle. Kishte shije shumë të veçantë! 

Mario: Më bëhet qejfi që jeni kënaqur! 

Tereza: Duhet të shkosh edhe ti për ta vizituar Korçën dhe Voskopojën.

Mario: Po, së shpejti. 

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Si shkuan pushimet?
How was your vacation?
Mario: Çkemi Tereza? Si i kalove pushimet?
Mario: Hey Tereza? How was your vacation?
Tereza: Çkemi Mario? U kënaqa shumë. Të thashë që isha në Korçë, apo jo?
Tereza: Hey Mario. I enjoyed it, very much. I told you I was in Korçë, didn’t I?

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION