Materials

B1.17 – Dua një taksi

Erta: Alo përshëndetje. 

Shërbimi i klientit: Përshëndetje. Si mund t’ju ndihmoj. 

Erta: Më duhet një taksi. 

Shërbimi i klientit: Ku dëshironi të shkoni?

Erta: Dua të shkoj te “Parku Olimpik i Tiranës”. 

Shërbimi i klientit: Në çfarë vendi ju duhet dhe në çfarë ore?

Erta: Unë jam te kompleksi “1 Maji” dhe taksia më duhet sa më shpejt që është e mundur.

Shërbimi i klientit: Ja një moment. Për momentin, nuk kemi asnjë nga taksitë tona aty afër. Taksia më e afërt është 15 minuta larg. A mund të prisni 15 minuta?

Erta: Kam një takim pas 30 minutash dhe më duhet patjetër që të jem në orar. Më mirë po telefonoj një kompani tjetër. Faleminderit!

Shërbimi i klientit: Prisni një moment ju lutem. Kemi edhe një shofer që po vjen drejt adresës tuaj me një klient. Ata duhet të jenë aty për 5 minuta.  A është mirë?

Erta: Mirë. Mund të pres 5 minuta. Sa kushton nga adresa ime deri te Parku Olimpik?

Shërbimi i klientit: Më vjen keq, por nuk e di. Çmimi përcaktohet nga taksimetri dhe zakonisht varet nga gjatësia e rrugës dhe koha që do ju nevojitet derisa të shkoni në destinacion. Duhet të bisedoni me shoferin për këtë. 

Erta: Kuptoj. Ju lutem më siguroni që taksia do të vijë në orar. Nuk duhet të vonohem. 

Shërbimi i klientit:  Pa merak. Po kontaktoj menjëherë me shoferin dhe për 5 minuta, taksia juaj do të jetë aty. 

Erta: Faleminderit!

Shërbimi i klientit: Faleminderit juve! Një ditë të mbarë! 

Erta: Edhe juve!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Erta: Alo përshëndetje. 

Erta: Hello, hello.

Shërbimi i klientit: Përshëndetje. Si mund t’ju ndihmoj? 

Customer Service: Hello. How can I help you?

Erta: Më duhet një taksi. 

Erta: I need a taxi.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION