Materials

B2.07 – Në panairin e verës

Marku: Mirëmbrëma!  

Shitësi: Mirëmbrëma! 

Marku: Do të doja një verë shqiptare. A keni verë të kuqe, prodhim vendas?

Shitësi: Po, kemi disa lloje. Janë të gjitha verëra të prodhuara në kantinën tonë, në Zadrimë.

Marku: Sa mirë, a mund të provoj ndonjë prej tyre?

Shitësi: Po, me kënaqësi. Mund t’ju sugjeroj verën “Kallmet”, “Sheshi i Zi” ose “Merlot”. Këto lloje i kemi gjendje dhe i kemi të hapura.

Marku: Jam kurioz për t’i provuar.  

Shitësi përgatit tre gota të vogla me llojet e verërave. 

Shitësi: Urdhëroni! Kjo është vera “Kallmet”. Ky varietet është fermentuar mbi 3 vjet. Është verë e kuqe me aromë. Kjo verë shkon më shumë me mish të kuq të pjekur në furrë ose me gatime kërpudhash. 

Kjo është vera “Sheshi i Zi”. Vera ka ngjyrë të kuqe rubini, aromë pikante me nuanca të kumbullës së pjekur. Është verë e plotë dhe kjo verë të shijon më shumë me pjata me bazë mishi të kuq ose lloje të ndryshme proshutash. 

Dhe kjo është vera e fundit, por jo për nga cilësia. Vera “Merlot” ka ngjyrë vjollcë në të kuqe, me aromë frutash të qershive të pjekura, boronicave dhe erëzave të ëmbla, ku dallon veçanërisht kanella dhe vanilja. 

Marku i provon një nga një.

Shitësi: Si ju duken? Cila nga këto ju pëlqen më shumë?

Marku: Janë të gjitha shumë të shijshme, por më pëlqen më shumë vera “Merlot”. 

Shitësi: Zgjedhje e shkëlqyer! 

Marku: A mund të më jepni një shishe, ju lutem.

Shitësi: Urdhëroni! A dëshironi ndonjë gjë tjetër?

Marku: Jo, shumë faleminderit për provën dhe për verën! Sa kushton?

Shitësi: Një shishe kushton 2,000 lekë. 

Marku: Urdhëroni lekët. 

Shitësi: Faleminderit! Kalofshi bukur!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Në panairin e verës

At the wine fair

Marku: Mirëmbrëma!  

Mark: Good evening! 

Shitësi: Mirëmbrëma! 

Vendor: Good evening! 

Marku: Do të doja një verë shqiptare. A keni verë të kuqe, prodhim vendas?

Mark: I would like an Albanian wine. Do you have red wine, produced in the country? 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION