Materials

B2.17 – Në rrobaqepësi 2

Rrobaqepësi:  Mirë se erdhe!  

Egli: Mirë se të gjeta! 

Rrobaqepësi:  E ke gati këmishën. A mund ta provosh të lutem?

Egli: Po patjetër. 

Elgi provon këmishën. 

Rrobaqepësi:  Duket shumë mirë! A të pëlqen?

Egli: Po më pëlqen shumë. Paske punuar shumë mirë! Nuk dallon që është e riparuar! Të lumshin duart! Jam shumë i kënaqur!

Rrobaqepësi:  Më bëhet qejfi. Faleminderit!

Egli: Të kam sjellë edhe pantallonat. 

Rrobaqepësi: A mund t’i vishni të lutem? A vishni këto këpucë zakonisht ose të ngjashme me këto?

Egli: Po këto vesh. 

Rrobaqepësi:  Në rregull të lutem vishi edhe këpucët kur të marrim masat. 

Egli: Në rregull. 

Rrobaqepësi merr masat dhe kthen fundet e pantallonave. Më pas i vendos gjilpërat me kokë. 

Rrobaqepësi: Si të duken?

Egli: Mirë, por më duket sikur janë pak të shkurtra. A mund t’i lëmë edhe pak më të gjata. 

Rrobaqepësi:  Si të dëshirosh. Ja po i zgjatim edhe pak më shumë. 

Egli: Në rregull. Tani duken më mirë. 

Rrobaqepësi: Të lutem hiqi me kujdes. 

Egli: Sa kushton kthimi i pantallonave dhe ngushtimi i këmishës?

Rrobaqepësi: Pantallonat 500 lekë ndërsa këmisha 600 lekë. Në total 1.100 lekë. 

Egli: Në rregull. Kur mund t’i marr pantallonat?

Rrobaqepësi: Nëse ke kohë mund të presësh 10 minuta që ti marrësh tani.

Egli: Ah shkëlqyeshëm. Po pres atëherë. 

Rrobaqepësi: Nuk do ju vonoj.

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Në rrobaqepësi 2

At the tailor 2

Rrobaqepësi:  Mirë se erdhe!  

Tailor: Welcome!

Egli: Mirë se të gjeta! 

Egli:  Glad to find you well!

Rrobaqepësi:  E ke gati këmishën. 

Tailor: Your shirt is ready. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION