Materials

B2.18 – Ka ikur interneti

Erla: Përshëndetje. 

Shërbimi i klientit: Përshëndetje! Si mund t’ju ndihmoj?

Erla:  Ka ikur interneti… Nuk është hera e parë që ndodh. Është problem i përsëritur. Realisht jam shumë e zhgënjyer me shërbimin tuaj.

Shërbimi i klientit: Më vjen keq! Ja një moment sa ta verifikojmë! Ju lutem me çfarë emri e keni kontratën?

Erla: Erla Stafa. 

Shërbimi i klientit: A është adresa te rruga “Ura”?

Erla: Po.

Shërbimi i klientit: Ju lutem më thoni 5 numrat e fundit të modemit.

Erla i tregon numrat.

Shërbimi i klientit: Po i bëj një rifreskim të dhënave të modemit. Duket që nuk ka asnjë problem. Ju lutem fikeni modemin dhe ndizeni përsëri pas 5 minutash. Nëse nuk ka përsëri sinjal, ju lutem na kontaktoni përsëri.

Erla fik dhe rindez modemin pas 5 minutash. Por, përsëri nuk ka internet prandaj telefonon sërish shërbimin e klientit. Ndërkohë kalojnë 10 minuta dhe më në fund operatori bëhet i gjallë.

Erla: Përshëndetje, Jam Erla. Ju kam kontaktuar edhe pak më parë. Nuk kam ende internet.

Shërbimi i klientit: Më vjen keq, por mesa duket kemi një defekt në atë lagje. Do të njoftoj menjëherë teknikët e zonës për të riparuar defektin. 

Erla: Shpresoj që të vijnë shpejt!

Shërbimi i klientit: Do të njoftojmë që është rast urgjent dhe do të njoftoj që të vijnë të verifikojnë edhe lidhjen në shtëpinë tuaj. 

Erla: Faleminderit!

Shërbimi i klientit: Faleminderit ju që na zgjidhni! Një ditë të mbarë!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Ka ikur interneti

The internet is gone

Erla: Përshëndetje. 

Erla: Hello.

Shërbimi i klientit: Përshëndetje! Si mund t’ju ndihmoj?

Customer Service: Hello! How can I help?

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION