fbpx

Materials

C1.02Qyteti i Tiranës – pak histori 

Tirana është një atraksion interesant për të gjithë turistët dhe jo vetëm. Aty do të mund të gjesh gjurmë dhe ndërthurje të kulturave dhe qytetërimeve të vendeve të ndryshme.

Historia moderne e qytetit daton që nga viti 1614. Fillimisht u ndërtuan xhamia, hamami, furra e bukës dhe hani nga Sulejman Bashë Bargjini. Por, përpjekjet për projektimin dhe rindërtimin e qytetit do të fillonin vetëm pasi Tirana të shpallej kryeqyteti i Shqipërisë në vitin 1920. Si pasojë, plani i qytetit të Tiranës do të projektohej nga disa arkitektë austriakë, ndërsa plani për qendrën e qytetit do të projektohej nga arkitektë italianë. Si fillim, u ndërtuan rruga e bulevardit, godinat e ministrive dhe ndërtesa e bankës së Shqipërisë. Gjatë viteve të socializmit u ndërtuan Pallati i Operës dhe Baleti, Muzeu Historik Kombëtar dhe Pallati i Kongreseve.  Gjithashtu, gjatë viteve 1950-1960 do të përshtatej stili arkitekturor sovjetik për të ndërtuar pallatet Shallvare, pallatet Agimi, bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën Myslim Shyri. Rreth vitit 2000, fasadat e këtyre pallateve do të riparoheshin dhe do të lyheshin me ngjyra të gjalla. Në shumë prej këtyre fasadave do të pikturoheshin murale tërheqëse.  

Në Tiranë ndodhen disa monumente kulture, si për shembull: 

  • Kulla e Sahatit, e cila mendohet të jetë ndërtuar midis viteve 1822-1840.   
  • Ura e tabakëve – ura prej guri me dy harqe mendohet të jetë ndërtuar midis shekullit të 17 dhe 18 të erës sonë. 
  • Kalaja e Tiranës dhe Mozaiku i Tiranës, të cilët datojnë rreth shekullit të katërt të erës sonë
  • Xhamia e Haxhi Ethem Beut, u ndërtua rreth shekullit të 19. 

Nëse do të vizitonit Tiranën, do të shikoni sesi gjurmët e të kaluarës ndërthuren harmonishëm me artin modern. 

Audio

Translation

Qyteti i Tiranës – pak histori

The city of Tirana – a little history

Tirana është një atraksion interesant për të gjithë turistët dhe jo vetëm.

Tirana is an interesting attraction for all tourists and not only.

Aty do të mund të gjesh gjurmë dhe ndërthurje të kulturave dhe qytetërimeve të vendeve të ndryshme.

There you will be able to find traces and combinations of cultures and civilizations of different countries.

Historia moderne e qytetit daton që nga viti 1614.

The modern history of the city dates back to 1614.

Fillimisht u ndërtuan xhamia, hamami, furra e bukës dhe hani nga Sulejman Bashë Bargjini.

The mosque, the hammam, the bakery and the inn were built initially by Sulejman Bashë ​​Bargjini.

Por, përpjekjet për projektimin dhe rindërtimin e qytetit do të fillonin vetëm pasi Tirana të shpallej kryeqyteti i Shqipërisë në vitin 1920.

However, the efforts to design and rebuild the city would only begin after Tirana was established as the capital of Albania in 1920.

Si pasojë, plani i qytetit të Tiranës do të projektohej nga disa arkitektë austriakë, ndërsa plani për qendrën e qytetit do të projektohej nga arkitektë italianë.

As a result, the city plan of Tirana would be designed by several Austrian architects, while the plan for the city center would be designed by Italian architects.

Si fillim, u ndërtuan rruga e bulevardit, godinat e ministrive dhe ndërtesa e bankës së Shqipërisë.

At first, were built the boulevard road, the ministry buildings and the building of the Bank of Albania.

Gjatë viteve të socializmit u ndërtuan Pallati i Operës dhe Baleti, Muzeu Historik Kombëtar dhe Pallati i Kongreseve. 

During the years of socialism were built the Opera and Ballet Palace, the National Historical Museum and the Palace of Congresses.

Gjithashtu, gjatë viteve 1950-1960 do të përshtatej stili arkitekturor sovjetik për të ndërtuar pallatet Shallvare, pallatet Agimi, bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën Myslim Shyri.

Also, during the years 1950-1960, the Soviet architectural style would be adapted to build the Shallvare palaces, the Agimi palaces, the Jean D’Arc boulevard and the Myslim Shyri street.

Rreth vitit 2000, fasadat e këtyre pallateve do të riparoheshin dhe do të lyheshin me ngjyra të gjalla.

Around the year 2000, the facades of these buildings would be repaired and painted in vivid colors. 

Në shumë prej këtyre fasadave do të pikturoheshin murale tërheqëse. 

Attractive murals would be painted on many of these facades.

 Në Tiranë ndodhen disa monumente kulture, si për shembull:

There are several cultural monuments in Tirana, such as:

  •       Kulla e Sahatit, e cila mendohet të jetë ndërtuar midis viteve 1822-1840.  

The Clock Tower, which is thought to have been built between 1822-1840.

  •       Ura e tabakëve – ura prej guri me dy harqe mendohet të jetë ndërtuar midis shekullit të 17 dhe 18 të erës sonë.

The Bridge of Tabakëve – the double-arched stone bridge is thought to have been built between the 17th and 18th centuries AD.

  •       Kalaja e Tiranës dhe Mozaiku i Tiranës, të cilët datojnë rreth shekullit të katërt të erës sonë

The Castle of Tirana and the Mosaic of Tirana, which date from around the fourth century AD

  •       Xhamia e Haxhi Ethem Beut, u ndërtua rreth shekullit të 19.

The mosque of Haxhi Ethem Bey was built around the 19th century.

Nëse do të vizitonit Tiranën, do të shikoni sesi gjurmët e të kaluarës ndërthuren harmonishëm me artin modern.

If you were to visit Tirana, you will see how traces of the past are harmoniously combined with the modern art.