Materials

C1.06 – Shtëpiza prej druri 

A të kujtohet shtëpiza jonë prej druri? Unë e kujtoj ende me shumë ëndje. Ajo ishte një shtëpi e vogël prej druri e ndërtuar në mes të gjelbërimit të pemëve. Aty kalonim ditët tona larg zhurmave të qytetit. A e mban mend kur nën mantelin e hënës dhe qiellit plot yje, thurnim ëndrra për të ardhmen e bisedonim për dëshirat tona më të çmendura?  

Netët ishin të qeta, por herë pas here qetësia thyhej nga fëshfërima e gjetheve, zukatja e gjinkallave  dhe kekllishka e bulkthave. Në netët e pranverës dukej sikur yjet kishin zbritur në tokë nga dritat e xixëllonjave që vallëzonin mes pemëve. Ajri ishte i freskët dhe ndihej aroma e myshqeve që rriteshin në trungjet e pemëve. 

Mëngjeset nisnin gëzueshëm nga cicërimat e hareshme të zogjve. Rrezet e para të diellit luanin me gjethet e pemëve dhe depërtonin në shtëpi përmes hapësirave boshe. Ndërkohë, vesa e mëngjesit kishte mbuluar barin e porsambirë e mbi luledelet e sapoçelura. Rrezet binin lehtë mbi bulëzat e vesës dhe çdo gjë vezullonte.   

E kujtoj ende me nostalgji shtëpizën tonë. Do të doja të isha sërish aty së bashku me ty. Do të doja të rindjeja sërish ato ndjenja gëzimi, lumturie e paqeje të pafund.  

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Shtëpiza prej druri 

The wooden house 

A të kujtohet shtëpiza jonë prej druri?

Do you remember our wooden house?

Unë e kujtoj ende me shumë ëndje.

I still remember it fondly.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION