fbpx

Materials

C1.07 – Më duhet një teknik për lavatriçen 

Dita kishte nisur e qetë. Isha ngritur plot e përplot me energji dhe po pastroja shtëpinë. Çdo gjë po shkonte mirë derisa papritur dëgjova një seri kërcitjesh. Shtanga në vend. Çfarë të ishin vallë? 

Shkova me të shpejtë drejt tualetit … e ç’të shihja?! Lavatriçja kishte lëvizuar vendit, po tundej sa para mbrapa dhe ishte pothuajse në mes të tualetit. Dhe si të mos mjaftonte kjo, e gjithë dyshemeja ishte mbushur plot me shkumë dhe ujë. Lavatriçja vazhdonte të tundej sa para prapa dhe dukej sikur po kërcente hareshëm në një shkuma-parti. Ula menjëherë automatin dhe shfaqja mbaroi. 

Dukej si liqen ku çdo gjë pluskonte mbi ujë. Duhej të veproja shpejt për të hequr ujin, përpara se ai të përhapej në të gjithë shtëpinë. Iu përvesha punës dhe u përpoqa që të hiqja ujin nga dyshemeja. Më pas, fillova të kërkoja se ku ishte problemi. Dyshoja se mos kishte pasur ndonjë problem elektrik, por nuk isha i sigurt. E provova edhe një herë ta vija në punë, por ishte e kotë. Lavatriçja nuk po lëvizte më vendit dhe nuk po funksionte më. Dëmi ishte bërë dhe nuk mund të zhbëhej. 

Duhet të gjeja një teknik për lavatriçen sa më shpejt ose të bleja një lavatriçe të re. 

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Më duhet një teknik për lavatriçen

I need a technician for the washing machine

Dita kishte nisur e qetë. 

The day had started quietly.

Isha ngritur plot e përplot me energji dhe po pastroja shtëpinë. 

I had woken up full of energy and I was cleaning the house.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION