A2.03 – Mëngjesi im 2
New words/expressions
vend – place/country
djathë i bardhë – white cheese
mjaltë – honey
petull – pancake
byrek – pie
zakonisht – usually
gjalpë – butter
qumësht – milk
kafe ekspres – espresso
briosh – brioche
kek me mollë – apple cake
unë preferoj të ha – I prefer to eat
lëng portokalli – orange juice
lëng shege – pomegranate juice
i bollshëm/e bollshme – abundant
vezë – egg
i/e zier – boiled
i/e thekur – toasted
kërpudhë – mushroom
bukë – bread
reçel – jam
tërshërë – oatmeal
i/e rëndë – heavy
proshutë – ham
kafe me filtër – filtered coffe
jam dakort – I agree
TEXT
Albana, Marko, Poli dhe Nina po bisedojnë se çfarë hanë për mëngjes në vendin e tyre.
Albana: Unë jam nga Korça. Mëngjesi tradicional është trahana me djathë të bardhë ose petulla me mjaltë. Gjithashtu ne gatuajmë byrek me spinaq ose me djathë.
Marko: Unë jam nga Milano. Zakonisht, në Itali, ne hamë briosh të ngrohtë me gjalpë dhe pimë kafe ekspres. Unë preferoj të ha një briosh me çokollatë ose një copë kek me mollë dhe të pi kapuçino (kafe me shumë qumësht). Gjithashtu unë pi një gotë me lëng portokalli ose lëng shege.
Albana: Po ti Poli, je nga Anglia apo jo? Çfarë hani ju për mëngjes?
Poli: Po, unë jam nga Londra. Unë ha mëngjes anglez. Mëngjesi anglez është shumë i bollshëm me fasule, proshutë, vezë e kërpudha të skuqura me gjalpë, salsiçe, domate dhe bukë të thekur.
Albana: Është vërtet shumë i rëndë!
Poli: Po, prandaj e hamë zakonisht vetëm në fundjavë. Gjatë javës preferojmë të hamë tërshërë me qumësht ose bukë të thekur me reçel. Shpesh pimë çaj të zi me qumësht. Po ti Nina, çfarë preferon për mëngjes?
Nina: Në Gjermani mëngjesi tradicional ka lloje të ndryshme bukësh, djathë, proshutë dhe vezë të ziera. Gjithashtu, ne pimë shumë kafe me filtër.
Albana: Duken të gjitha shumë të shijshme! Kam një ide! Këtë fundjavë ejani në shtëpinë time. Dua të gatuaj për ju mëngjes shqiptar!
Poli: Sa mirë! Nuk kam provuar ndonjëherë byrek! Fundjavën tjetër, ejani në shtëpinë time të provoni mëngjes anglez!
Nina: Shumë mirë, le t’i provojmë të gjitha! Jam shumë e emocionuar!
Marko: Jam darkort edhe unë! Më pëlqen ideja!
Lesson Audio
Translation
Mëngjesi im 2
My breakfast 2
Albana, Marko, Poli dhe Nina po bisedojnë se çfarë hanë për mëngjes në vendin e tyre.
Albana, Marco, Paul and Nina are talking about what they eat for breakfast in their country.
Albana: Unë jam nga Korça.
Albana: I am from Korça.