fbpx

Materials

New words/Expressions 

kryeqytet – capital city 

liqen – lake 

mot – weather 

i këndshëm/e këndshme – pleasant 

zonë – area

shkoj – go 

shpesh – often 

zakonisht – usualy 

luaj – play 

qendër – centre 

kala – castle 

kartolinë – card 

preferoj – prefer

pi kafe – have a cup of coffee (literally to drink coffee)

bëj pazar – do shopping 

linja autobusi – bus lines 

gjithashtu – also

kafene – coffee shop

tani – now 

gjithmonë – always 

gjallëri – liveliness

Text 

Unë jam Bledi dhe jetoj në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Jetoj në një apartament. Tirana ka një park të madh dhe një liqen artificial. Kur moti është i këndshëm, parku është një zonë shumë e bukur për të shëtitur. Unë dhe miqtë e mi shkojmë shpesh te liqeni. Zakonisht ne luajmë basketboll në park. 

Qendra e qytetit është shumë e bukur. Aty ka shumë restorante të mira dhe dyqane të bukura. Kalaja e Tiranës është afër qendrës. Në kala ka shumë lokale dhe restorante luksi. Gjithashtu, aty ka shumë dyqane suveniresh. Aty shkojnë shumë turistë. Shpesh ata blejnë magnete, kapele dhe kartolina nga Shqipëria. 

Në Tiranë ka shumë qendra tregtare. Familjet i preferojnë shumë qendrat tregtare. Fëmijët luajnë në zonat për fëmijë. Prindërit pinë kafe dhe bëjnë pazar. 

Tirana ka shumë linja autobusi. Gjithashtu ka shumë korsi për biçikleta. Në Tiranë ka shumë kafene. Njerëzit i preferojnë kafenetë. Ata kalojnë orë të tëra aty. 

Tani, në Tiranë ka një stadium të ri. Çdo muaj aty ka aktivitete të ndryshme. Unë shkoj gjithmonë aty kur ka koncerte. Tirana është një qytet plot gjallëri.

Lesson Audio

Translation

Qyteti im

My city

Unë jam Bledi dhe jetoj në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. 

I am Bledi and I live in the capital city of Albania, in Tirana.

Jetoj në një apartament. 

I live in an apartment.

Tirana ka një park të madh dhe një liqen artificial. 

Tirana has a big park and an artificial lake. 

Kur moti është i këndshëm, parku është një zonë shumë e bukur për të shëtitur. 

When the weather is nice, the park is a very beautiful area to go for a walk.

Unë dhe miqtë e mi shkojmë shpesh te liqeni. 

My friends and I often go to the lake. 

Zakonisht ne luajmë basketboll në park. 

Usually we play basketball in the park. 

Qendra e qytetit është shumë e bukur. 

The city center is very beautiful. 

Aty ka shumë restorante të mira dhe dyqane të bukura.

There are many good restaurants and beautiful shops. 

Kalaja e Tiranës është afër qendrës. 

The castle of Tirana is close to the center. 

Në kala ka shumë lokale dhe restorante luksi. 

In the castle, there are many bars and luxury restaurants.

Gjithashtu, aty ka shumë dyqane suveniresh. 

Also, there are many souvenir stores. 

Aty shkojnë shumë turistë. 

Many tourists go there.

Shpesh ata blejnë magnete, kapele dhe kartolina nga Shqipëria. 

Often, they buy magnets, hats and postcards from Albania. 

Në Tiranë ka shumë qendra tregtare. 

In Tirana, there are many shopping centers. 

Familjet i preferojnë shumë qendrat tregtare. 

The families like the shopping centers very much. 

Fëmijët luajnë në zonat për fëmijë. 

The children play in the kids areas. 

Prindërit pinë kafe dhe bëjnë pazar. 

The parents drink coffee and go shopping. 

Tirana ka shumë linja autobusi. 

Tirana has many bus lines. 

Gjithashtu ka shumë korsi për biçikleta. 

Also, there are many bike lanes. 

Në Tiranë ka shumë kafene. 

In Tirana, there are many coffee shops.

Njerëzit i preferojnë kafenetë. 

The people like the coffee shops. 

Ata kalojnë orë të tëra aty.

They spent whole hours there.

Tani, në Tiranë ka një stadium të ri. 

Now, there’s a new stadium in Tirana. 

Çdo muaj aty ka aktivitete të ndryshme. 

Every month, there are different activities. 

Unë shkoj gjithmonë aty kur ka koncerte. 

I always go there when there are concerts. 

Tirana është një qytet plot gjallëri. 

Tirana is a city full of life.

Welcome to your A1.02

Kryeqyteti i Shqipërisë është:

Në Tiranë ka një liqen:

Bledi jeton në një:

Çfarë ka në Tiranë?

Familjet preferojnë të shkojnë në: