B1.01 – Kampi Veror
New words/expressions
midis – between
rreze dielli – sun rays
i/ e dukshme – visible
zë – voice
i/e tërë – whole
flas – speak
me zë të lartë – loudly
varkë – boat
lundroj – sailing
rërë – sand
kala me rërë – sandcastle
shtrihem në – lie on
i/e nxirë – tanned
i nxirë nga dielli – sun tanned
lundroj – sail
breg deti – seashore
skuadër – team
të ndarë – divided
i/e moshuar – elderly
i/e ri – young
domino – dominoes
në heshtje – quietly
mbledh – gather
pistë – stage
ëndje – pleasure
dritë e yjeve – starlight
krijoj -create
kujtim – memories
tingull kitare – guitar sound
serenatë – serenades
ndërsa vinte mbrëmja – as the evening drew near
TEXT
Ishte shtator. Zakonisht, qielli ishte me re, por nuk binte shi. Ndonjëherë, midis reve dukeshin disa rreze dielli.
Gjatë ditës, i tërë plazhi gëzonte nga zërat e fëmijëve. Disa fëmijë qeshnin, disa të tjerë flisnin me zë të lartë, të tjerë vraponin pas njëri-tjetrit. Disa të rritur dhe fëmijë notonin në det. Disa të tjerë lundronin me varkë. Të tjerë shtriheshin në rërë të nxiheshin nga dielli. Disa rrinin ulur pranë bregut të detit dhe bënin kala me rërë. Disa të tjerë ishin ndarë në dy skuadra dhe luanin volejboll. Disa kishin marrë një libër dhe lexonin në heshtje. Në kafenenë e hotelit, disa të moshuar luanin domino. Një grup të rinjsh ishin mbledhur në këndin e lojërave dhe luanin pingpong.
Ndërsa vinte mbrëmja, të gjithë mblidheshin rreth pistës. Disa merrnin kitarat dhe këndonin serenata korçare. Disa të tjerë pinin nga një birrë dhe dëgjonin me ëndje. Ndërsa qëndronin nën dritën e yjeve e nën tingujt e kitarave, krijonin kujtime që do të jetonin gjatë.
Lesson Audio
Translation
Kampi veror
Summer camp
Ishte shtator
It was September.
Zakonisht, qielli ishte me re, por nuk binte shi
Usually, the sky was cloudy, but it didn’t rain.
Ndonjëherë, midis reve dukeshin disa rreze dielli.
Sometimes, between the clouds were visible some sun rays.