B1.02 – Ku janë librat?
New words/expressions
vendos – put
marr – take
përkthej – translate
humb – lost
vendos – decide
kthej – return
sjell – bring
lexoj -read
mos ki merak – don’t worry
humb -lose
TEXT
Aida: Ku janë librat Lola? Ku e ke librin që ta dha Agimi?
Lola: Librin që ma dha Agimi e vendosa në bibliotekë. Është libri i parë, në të djathtë.
Aida: Pse ta dha librin Agimi?
Lola: Agimi ma dha librin për ta lexuar. Gjithashtu, ai mori disa libra nga biblioteka ime.
Aida: Po pse ti mori librat?
Lola: Ai m’i mori librat që t’i lexonte. Edhe Ariani ma mori një libër.
Aida: Po Ariani, pse ta mori librin?
Lola: Ai ma mori librin që ta përkthente. Ai e lexoi librin dhe i pëlqeu shumë. Prandaj, vendosi ta përkthente në shqip.
Aida: Po Mira, pse ta dha librin?
Lola: Mira ma dha librin që ta ktheja në bibliotekë sepse ajo nuk kishte kohë për ta kthyer atë. Prandaj e ktheva unë në bibliotekë.
Aida: Po librin që na solli Bora me Anën, ku e ke?
Lola: Librin që ma sollën ato ia dhashë Erës sepse ssaj i pëlqeu shumë.
Aida: Po, por ato na e sollën që ta lexonim së bashku.
Lola: Mos ki merak, do të na e kthejë prapë. Mos u mërzit! Shiko, të kam blerë një libër të ri.
Aida: Po ky është libri që më humbi në plazh!!! Më pëlqen shumë! Ah ti, ti …
Lesson Audio
Translation
Ku janë librat?
Where are the books?
Aida: Ku janë librat Lola? Ku e ke librin që ta dha Agimi?
Aida: Where are the books, Lola? Where do you have the book that Agimi gave to you?
Lola: Librin që ma dha Agimi e vendosa në bibliotekë. Është libri i parë, në të djathtë.
Lola: The book that Agimi gave me, I put it in the library. It’s the first book, on the right.