B2.17 – Në rrobaqepësi 2
New words/expressions
mirë se erdhe – welcome
mirë se ju gjeta – glad to find you well
riparoj – repair
dalloj – realise/understand
të lumshin duart – well done
më bëhet qejfi – I’m fluttered
këpucë – shoes
masë – measurement
zgjas – extend
heq – take off
kthej/përthyej – fold
fund – bottom
e ngjashme – similar
TEXT
Rrobaqepësi: Mirë se erdhe!
Egli: Mirë se të gjeta!
Rrobaqepësi: E ke gati këmishën. A mund ta provosh të lutem?
Egli: Po patjetër.
Elgi provon këmishën.
Rrobaqepësi: Duket shumë mirë! A të pëlqen?
Egli: Po më pëlqen shumë. Paske punuar shumë mirë! Nuk dallon që është e riparuar! Të lumshin duart! Jam shumë i kënaqur!
Rrobaqepësi: Më bëhet qejfi. Faleminderit!
Egli: Të kam sjellë edhe pantallonat.
Rrobaqepësi: A mund t’i vishni të lutem? A vishni këto këpucë zakonisht ose të ngjashme me këto?
Egli: Po këto vesh.
Rrobaqepësi: Në rregull të lutem vishi edhe këpucët kur të marrim masat.
Egli: Në rregull.
Rrobaqepësi merr masat dhe kthen fundet e pantallonave. Më pas i vendos gjilpërat me kokë.
Rrobaqepësi: Si të duken?
Egli: Mirë, por më duket sikur janë pak të shkurtra. A mund t’i lëmë edhe pak më të gjata.
Rrobaqepësi: Si të dëshirosh. Ja po i zgjatim edhe pak më shumë.
Egli: Në rregull. Tani duken më mirë.
Rrobaqepësi: Të lutem hiqi me kujdes.
Egli: Sa kushton kthimi i pantallonave dhe ngushtimi i këmishës?
Rrobaqepësi: Pantallonat 500 lekë ndërsa këmisha 600 lekë. Në total 1.100 lekë.
Egli: Në rregull. Kur mund t’i marr pantallonat?
Rrobaqepësi: Nëse ke kohë mund të presësh 10 minuta që ti marrësh tani.
Egli: Ah shkëlqyeshëm. Po pres atëherë.
Rrobaqepësi: Nuk do ju vonoj.
Lesson Audio
Translation
Në rrobaqepësi 2
At the tailor 2
Rrobaqepësi: Mirë se erdhe!
Tailor: Welcome!
Egli: Mirë se të gjeta!
Egli: Glad to find you well!
Rrobaqepësi: E ke gati këmishën.
Tailor: Your shirt is ready.