B2.18 – Ka ikur interneti
New words/expressions
i/e përsëritur – recurring
i/e zhgënjyer – dissappointed
rifreskim – rifresh
fik – turn off
ndez – turn on
bëhet i gjallë – ( expression. In this text it means that he answered.)
defekt – problem
riparoj – repair
teknik – technician
rast urgjent – emergency case
lidhje – connection
TEXT
Erla: Përshëndetje.
Shërbimi i klientit: Përshëndetje! Si mund t’ju ndihmoj?
Erla: Ka ikur interneti… Nuk është hera e parë që ndodh. Është problem i përsëritur. Realisht jam shumë e zhgënjyer me shërbimin tuaj.
Shërbimi i klientit: Më vjen keq! Ja një moment sa ta verifikojmë! Ju lutem me çfarë emri e keni kontratën?
Erla: Erla Stafa.
Shërbimi i klientit: A është adresa te rruga “Ura”?
Erla: Po.
Shërbimi i klientit: Ju lutem më thoni 5 numrat e fundit të modemit.
Erla i tregon numrat.
Shërbimi i klientit: Po i bëj një rifreskim të dhënave të modemit. Duket që nuk ka asnjë problem. Ju lutem fikeni modemin dhe ndizeni përsëri pas 5 minutash. Nëse nuk ka përsëri sinjal, ju lutem na kontaktoni përsëri.
Erla fik dhe rindez modemin pas 5 minutash. Por, përsëri nuk ka internet prandaj telefonon sërish shërbimin e klientit. Ndërkohë kalojnë 10 minuta dhe më në fund operatori bëhet i gjallë.
Erla: Përshëndetje, Jam Erla. Ju kam kontaktuar edhe pak më parë. Nuk kam ende internet.
Shërbimi i klientit: Më vjen keq, por mesa duket kemi një defekt në atë lagje. Do të njoftoj menjëherë teknikët e zonës për të riparuar defektin.
Erla: Shpresoj që të vijnë shpejt!
Shërbimi i klientit: Do të njoftojmë që është rast urgjent dhe do të njoftoj që të vijnë të verifikojnë edhe lidhjen në shtëpinë tuaj.
Erla: Faleminderit!
Shërbimi i klientit: Faleminderit ju që na zgjidhni! Një ditë të mbarë!
Lesson Audio
Translation
Ka ikur interneti
The internet is gone
Erla: Përshëndetje.
Erla: Hello.
Shërbimi i klientit: Përshëndetje! Si mund t’ju ndihmoj?
Customer Service: Hello! How can I help?