fbpx

Materials

B2.17 – Në rrobaqepësi 2

New words/expressions

mirë se erdhe – welcome

mirë se ju gjeta – glad to find you well

riparoj – repair

dalloj – realise/understand

të lumshin duart – well done

më bëhet qejfi – I’m fluttered

këpucë – shoes

masë – measurement

zgjas – extend

heq – take off

kthej/përthyej – fold

fund – bottom

e ngjashme – similar

TEXT

Rrobaqepësi:  Mirë se erdhe!  

Egli: Mirë se të gjeta! 

Rrobaqepësi:  E ke gati këmishën. A mund ta provosh të lutem?

Egli: Po patjetër. 

Elgi provon këmishën. 

Rrobaqepësi:  Duket shumë mirë! A të pëlqen?

Egli: Po më pëlqen shumë. Paske punuar shumë mirë! Nuk dallon që është e riparuar! Të lumshin duart! Jam shumë i kënaqur!

Rrobaqepësi:  Më bëhet qejfi. Faleminderit!

Egli: Të kam sjellë edhe pantallonat. 

Rrobaqepësi: A mund t’i vishni të lutem? A vishni këto këpucë zakonisht ose të ngjashme me këto?

Egli: Po këto vesh. 

Rrobaqepësi:  Në rregull të lutem vishi edhe këpucët kur të marrim masat. 

Egli: Në rregull. 

Rrobaqepësi merr masat dhe kthen fundet e pantallonave. Më pas i vendos gjilpërat me kokë. 

Rrobaqepësi: Si të duken?

Egli: Mirë, por më duket sikur janë pak të shkurtra. A mund t’i lëmë edhe pak më të gjata. 

Rrobaqepësi:  Si të dëshirosh. Ja po i zgjatim edhe pak më shumë. 

Egli: Në rregull. Tani duken më mirë. 

Rrobaqepësi: Të lutem hiqi me kujdes. 

Egli: Sa kushton kthimi i pantallonave dhe ngushtimi i këmishës?

Rrobaqepësi: Pantallonat 500 lekë ndërsa këmisha 600 lekë. Në total 1.100 lekë. 

Egli: Në rregull. Kur mund t’i marr pantallonat?

Rrobaqepësi: Nëse ke kohë mund të presësh 10 minuta që ti marrësh tani.

Egli: Ah shkëlqyeshëm. Po pres atëherë. 

Rrobaqepësi: Nuk do ju vonoj.

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Në rrobaqepësi 2

At the tailor 2

Rrobaqepësi:  Mirë se erdhe!  

Tailor: Welcome!

Egli: Mirë se të gjeta! 

Egli:  Glad to find you well!

Rrobaqepësi:  E ke gati këmishën. 

Tailor: Your shirt is ready. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

 

Çfarë provon Egli në fillim të bisedës?

Çfarë kishte sjellë Egli për të riparuar?

Si i duken pantallonat Eglit?

Sa kushton kthimi i pantallonave?

Kur mund t’i marri Egli pantallonat?