fbpx

Materials

New Words/Expressions 

koha – weather (another word for “moti”) 

ngrohtë – warm 

qiell – sky 

diell – sun 

re – clouds 

i/e gëzuar – happy 

sot – today 

teleferik – sky lift 

dua – want 

akullore – ice cream 

lokal – bar 

ëmbëlsirë – desert 

ajër – air 

i/e lodhur – tired 

bën vapë – its hot (literally it maks hot) 

kthehem – I return 

TEXT

Sot është një ditë me diell. Koha është e ngrohtë. Qielli është blu dhe dielli shkëlqen. Në qiell nuk ka re. 

Zana është e gëzuar. Sot, ajo po shkon në malin e Dajtit me teleferik.  

Atje, ajo takon shoqen e saj Erisën. Zana dhe Erisa po bëjnë piknik. Erisa ka dy panine me djathë, domate, dy vezë të ziera dhe dy limonada. Zana ka një mollë, dy banane, një dardhë dhe katër mandarina. Vajzat hanë paninet, frutat dhe pinë limonadat.  

Zana: Tani unë dua një akullore. 

Erisa: Unë nuk dua akullore, unë dua një krem karamel.

Zana: Hajde të shkojmë te lokali.

Vajzat shkojnë te lokali dhe porositin ëmbëlsira. Pasi hanë ëmbëlsirat, vajzat ecin në mal. 

Erisa: Jam shumë e kënaqur, ajri është shumë i pastër.

Zana: Edhe unë jam e kënaqur, por unë jam e lodhur. 

Erisa: Eja të ulemi aty në hije.

Zana: Dakort, ulemi.  

Vajzat ulen në bar të pushojnë. Zana dhe Erisa pinë shumë ujë sepse bën vapë. Pastaj, ato kthehen në shtëpi të gëzuara.

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Një ditë me diell
A sunny day

Sot është një ditë me diell.
Today it is a sunny day. 

Koha është e ngrohtë.
The weather is warm. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

Si është koha sot?

Me çfarë shkon Zana në malin e Dajtit?

Çfarë bëjnë Zana dhe Erisa në malin e Dajtit?

Çfarë porositin vajzat në lokal?

Si është Zana?