fbpx

Materials

A2.05 – Në restorantin kinez

New words/expressions

dekor – ornament

lule – flower

restauroj – restore

kohët e fundit – recently

ambient – environment

dizenjim – design

mahnitës – amazing

i/e urtitur – hungry

zhgënjim – disappointment

porosi – order

sygjeroj – suggest

përfshij – include

pjatë e parë – first dish

salce soje -soya sauce

supë me alga – seaweed soup 

pjatë e dytë – second dish

bajame – almond 

perime – vegetable

ëmbëlsirë – dessert

si fillim – to begin with 

është nga lokali – its on the house

shkopinj – chopsticks

ndërsa – whereas

menjëherë – right away

në fund – in the end

ishte për të lëpirë gishtat – It was finger-licking good

jeni të mirëpritur – you are welcome

TEXT

​Kamerieri: Urdhëroni ju lutem. Kjo tavolinë është e lirë.

Aida: Faleminderit! Është shumë këndshëm këtu! Më pëlqen shumë dekori, ngjyrat, pikturat dhe lulet! Janë shumë të bukura! Mahnitëse! 

Ariani:  Edhe mua më pëlqen shumë! Këtë restorant e kanë restauruar kohët e fundit. Ambientin e brendshëm e ka dizajnuar një arkitekte shumë e njohur.  

Aida: Fantastike, shpresoj që edhe ushqimi të jetë po kaq mahnitës hahaha, jam shumë e uritur …

Ariani:  Besoj që nuk do të zhgënjehemi.

Kamerieri: Çfarë do të porositni?

Aida: Çfarë na sugjeroni?  

Kamerieri: Unë do ju sugjeroja menynë e ditës. 

Ariani:  Çfarë përfshihet? 

Kamerieri: Si pjatë të parë kemi një supë me alga dhe me salcë soje, pastaj pjatë të dytë pulë me bajame dhe perime dhe tartë me vezë për ëmbëlsirë. 

Aida: Si fillim unë dua diçka për të pirë

Kamerieri: Po kemi çaj të ngrohtë jeshil. Është nga lokali

Ariani:  Unë dua të pi ujë. 

Aida:   Unë dua të provoj çajin.

Kamerieri: Si të dëshironi! 

Ariani:  Unë dua të provoj menynë e ditës, si thua ti Aida?

Aida: Edhe unë. 

Kamerieri: Po jua sjell menjëherë. A dëshironi t’ju sjell edhe shkopinj?

Ariani: Po pse jo.

Kamerieri: Ëmbëlsirën e dëshironi tani, apo në fund? Zakonisht ne e shërbejmë në fillim …

Aida: Unë do ta provoj tani.

Ariani: Ndërsa unë do ta provoj në fund. 

Aida: Hajde Arian, provo njëherë diçka ndryshe …

Ariani: Dakord mirë, po e marr edhe unë ëmbëlsirën në fillim…

Kamerieri: Po jua sjell menjëherë!

….

Kamerieri: Si ishte ushqimi? 

Aida: Ushqimi ishte shumë i shijshëm! 

Ariani: Ishte për të lëpirë gishtat!

Kamerieri: Më vjen mirë që jeni të kënaqur! Jeni të mirëpritur të vini përsëri!

Aida: Arian jam shumë e lumtur që erdhëm! Faleminderit që më solle këtu! 

Ariani: U kënaqëm shumë apo jo? E dija që nuk do të zhgënjeheshim!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Në restorantin kinez
At the Chinese restaurant 

Kamerieri: Urdhëroni ju lutem.
Waiter: Welcome, please 

Kjo tavolinë është e lirë.
This table is free. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

Ku po shkojnë Aida dhe Ariani?

Çfarë i sugjeron kamerieri?

Si ishte ushqimi?

Si është restoranti?

Si janë Aida dhe Ariani?