A2.06 – Në pub
New words/expressions
pub – club
kaloj kohen me – spend time with
ftoj – invite
kërcej – dance
gëzohem – (lit. I’m happy) nice to meet you
mbledh – gather
bashkëshort – husband
grua – wife
i fejuari – fiance
e fejuar – fiancée
akull – ice
sjell – bring
dëgjoj – listen
bisedoj – chat
qesh – laugh
beqar – single
njëri tjetrin – each other
shkëmbej – exchange
numër telefoni – phone number
zbavit – have fun
i gëzueshëm/e gëzueshme – joyful
TEXT
Aida dhe Ariani çdo të premte në mbrëmje shkojnë në pub. Ata preferojnë të kalojnë kohë me miqtë e tyre, të pinë nga një gotë verë dhe të kërcejnë. Këtë të premte Aida ka ftuar shoqet e saj të shkollës Mirën dhe Bertën, ndërsa Ariani ka ftuar shokun e tij të punës Bledin. Mira ka ardhur me bashkëshortin e saj Robertin.
Aida: Mirëmbrëma të gjithëve. Më në fund u mblodhëm të gjithë bashkë! Këto janë shoqet e mia, Mira dhe Berta!
Mira: Mirëmbrëma të gjithëve! Ky është burri im Roberti!
Aida: Gëzohem. Ky është Ariani, i fejuari im.
Roberti: Gëzohem.
Ariani: Edhe unë, ky është shoku im i punës, Bledi.
Bledi: Mirëmbrëma dhe unë gëzohem që ju takoj.
Kamerieri: Çfarë dëshironi për të pirë?
Ariani: Dy gota verë për mua dhe gruan time.
Roberti: Dy bira për mua dhe të fejuarën time.
Bledi: Unë dua një uiski me akull.
Berta: Unë dua një kokteil pa alkool.
Kamerieri: Po jua sjell menjëherë.
Ariani: Faleminderit.
Kamerieri sjell porosinë. Të rinjtë pinë verë dhe dëgjojnë muzikë. Berta dhe Bledi bisedojnë së bashku dhe qeshin. Si Berta, ashtu dhe Bledi janë beqarë. Ata e pëlqejnë njëri tjetrin. Më pas, ata shkëmbejnë numrat e telefonit. Të gjithë po zbaviten. Koha kalon shumë shpejt dhe tashmë është koha që të kthehen në shtëpi. Ishte vërtet një mbrëmje e gëzueshme.
Lesson Audio
Translation
Në pub
In the club
Aida dhe Ariani çdo të premte në mbrëmje shkojnë në pub.
Aida and Ariani go to the club every Friday night.
Ata preferojnë të kalojnë kohë me miqtë e tyre, të pinë nga një gotë verë dhe të kërcejnë.
They like very much to spend time with their friends, to drink a glass of wine and to dance.