B1.03 – Shoqet e mia
New words/expressions
i/e rëndësishëm – important
më të ngushtë – closest
më të dashur – dearest
më të madh – biggest
mbeshtetës – supporter
e ndjeshme – sensitive
aftësi – ability
e jashtëzakonshëm – extraordinary
ëndërr – dream
shpreh – express
nëpërmjet – through
më i duruar – most patient
energjik/e – energetic
qesh – laugh
kal – horse
më të vështirë – most difficult
më të madh – largest
udhëtim – trip
më të bukur – most beautiful
udhëtimi i rradhës – next trip
TEXT
Arta dhe Blerina janë dy nga personat më të rëndësishëm në jetën time. Janë shoqet e mia më të ngushta dhe më të dashura. Ato janë mbështetëset e mia më të mëdha.
Arta është një vajzë shumë e ndjeshme. Ajo është artiste dhe ka pasion artin. Ka aftësi të jashtëzakonshme për të shprehur emocionet nëpërmjet pikturave. Ëndrra e saj është të hapë një nga galeritë e artit më të mëdha në vend. Ajo do që të ekspozojë pikturat e saj më të bukura dhe piktura nga artistët më të talentuar të Shqipërisë. Ajo është mikja ime më e duruar dhe është gjithmonë pranë meje, sa herë që kam nevojë të flas me dikë.
Blerina është shumë energjike dhe ka më shumë sens humori se Arta. Ajo arrin të më bëjë të qesh edhe në momentet më të vështira. Ajo ka pasion biçikletat dhe kuajt. Ëndrra e saj është të ketë fermën më të madhe me kuaj në Shqipëri.
Ne na pëlqen shumë të udhëtojmë. Shpesh herë organizojmë udhëtime në vende të ndryshme të botës. Në çdo udhëtim vizitojmë muze dhe galeri arti. Udhëtimi ynë i fundit ishte në Paris. Atje, vizituam Muzeun e Luvrit. Muzeu i Luvrit është një nga muzetë më të bukur në botë. Mezi po pres të organizojmë udhëtimin e rradhës.
Çdo fundjavë takohemi për të ngrënë darkë bashkë ose për të shkuar në kinema. Jam e lumtur që kam dy shoqe të mrekullueshme në jetën time.
Lesson Audio
Translation
Shoqet e mia – Arta dhe Blerina
My friends – Arta and Blerina
Arta dhe Blerina janë dy nga personat më të rëndësishëm në jetën time.
Arta and Blerina are two of the most important people in my life.
Janë shoqet e mia më të ngushta dhe më të dashura.
They are my closest and dearest friends.
Ato janë mbështetëset e mia më të mëdha.
They are my biggest supporters.