B1.07 – Suvenire nga Korça
New words/expressions
kartolinë – postcard
pamje – view
ndërtesë – building
peisazh – landscape
frigorifer – refrigerator
filxhan – cup
filxhan çaji – tea cup
gjë artizanale – artisanal item
jastëk – pillow
çentro – doilies
punuar me grep – handmade with crochet
motiv – motif
konjak – brandy
TEXT
Beni: Andrea, a bleve suvenire nga qyteti i Korçës?
Andrea: Po, Beni. Bleva disa suvenirë shumë të bukur për vete dhe për familjen time.
Beni: Çfarë ke blerë?
Andrea: Për vete kam zgjedhur një set kartolinash me pamje të Korçës. Kartolinat kishin foto të ndërtesave historike, bulevardit të qytetit dhe foto të peizazheve natyrore të zonave përreth Korçës. Po të kesh dëshirë mund t’i shikosh.
Beni: Po, po i shikoj me kënaqësi. Janë shumë të bukura. Çfarë ke marrë tjetër?
Andrea: Kam marrë disa magnete për frigorifer. Magnetet janë me pamje nga qyteti. Këto i kam marrë për miqtë e mi. Gjithashtu, kam blerë dy filxhanë çaji me pamje nga pazari i Korçës. Këto të dyja i kam blerë për prindërit e mi sepse ata pinë shumë çaj.
Beni: Ah sa bukur! Ata do të kënaqen shumë kur t’i shohin.
Andrea: Faleminderit.
Beni: A ke blerë edhe ndonjë gjë artizanale?
Andrea: Po, kam blerë disa çentro të vogla dhe disa jastëkë dekorativë me motive tradicionale. Çentrot janë të punuara me grep.
Beni: Janë me të vërtetë shumë të veçanta! Ke blerë dhurata shumë të bukura! Por, për mua nuk ke blerë asgjë?
Andrea: Hahaha, ëmbëlsira për në fund! Ja, kjo është dhurata jote! Konjak Skënderbeu.
Beni: Ahhh! Je fantastik! Shumë faleminderit!
Andrea: Është gjithmonë kënaqësi për ty!
Lesson Audio
Translation
Suvenire nga Korça
Souvenirs from Korça
Beni: Andrea, a bleve suvenire nga qyteti i Korçës?
Beni: Andrea, did you buy any souvenirs from the city of Korça?
Andrea: Po, Beni. Bleva disa suvenirë shumë të bukur për vete dhe për familjen time.
Andrea: Yes, Beni. I bought some beautiful souvenirs for myself and my family.