B1.06 – Si shkuan pushimet?
New words/expressions
sa qëndruat – how long did you stay
rezervoj – book
ndërsa – while
kishë – church
qetësi – peaceful
burim – source
qilim – carpet
veshje tradicionale – traditional costume
gatim – dish
lakror – pie
qingj – lamb
i pjekur – roasted
kumbull – plimb
e veçantë – unique
shije – taste
A ju mbajti koha – how was the weather
TEXT
Mario: Çkemi Tereza? Si i kalove pushimet?
Tereza: Çkemi Mario? U kënaqa shumë. Të thashë që isha në Korçë, apo jo?
Mario: Po, po. Më the para se të niseshe. Sa ditë qëndruat?
Tereza: Qëndruam aty katër ditë.
Mario: Ku qëndruat?
Tereza: Rezervuam një hotel pranë qendrës së qytetit. Ishte shumë këndshëm.
Mario: Çfarë bëtë aty? A ju mbajti koha?
Tereza: Koha ishte e ngrohtë dhe me diell. Shoqet e mia donin të eksploronin natyrën. Dy ditë shkuam në Voskopojë. Në një nga ditët bëmë ecje në mal. Ndërsa ditën tjetër, vizituam fshatin e Voskopojës dhe kishat përreth. Më pëlqyen shumë pikturat. Ti e di që më pëlqen shumë arti. Dy ditët e tjera i kaluam në qytetin e Korçës.
Mario: Kam dëgjuar që ajri aty është shumë i pastër.
Tereza: Po ajri është shumë i pastër dhe ishte shumë qetësi. Gjithashtu, kishte edhe shumë burime me ujë të pastër dhe të freskët.
Mario: Po në Korçë çfarë bëtë?
Tereza: Vizituam pazarin e Korçës dhe qendrën e qytetit.
Mario: Çfarë të pëlqeu më shumë nga Korça?
Tereza: Më pëlqyen shumë dyqanet me veshje tradicionale dhe me qilima shumëngjyrësh.
Mario: Po a provuat ndonjë nga gatimet tradicionale korçare?
Tereza: Po, hëngrëm lakror me spinaq dhe mish qengji të pjekur. Gjithashtu pimë edhe raki kumbulle. Kishte shije shumë të veçantë!
Mario: Më bëhet qejfi që jeni kënaqur!
Tereza: Duhet të shkosh edhe ti për ta vizituar Korçën dhe Voskopojën.
Mario: Po, së shpejti.
Lesson Audio
Translation
Si shkuan pushimet?
How was your vacation?
Mario: Çkemi Tereza? Si i kalove pushimet?
Mario: Hey Tereza? How was your vacation?
Tereza: Çkemi Mario? U kënaqa shumë. Të thashë që isha në Korçë, apo jo?
Tereza: Hey Mario. I enjoyed it, very much. I told you I was in Korçë, didn’t I?