B2.05 – Saranda – përshtypje
New words/expressions
përshtypje – impression
klimë – climate
i/e butë – mild
i/e gjerë – wide
guralec – pebble
rërë – sand
plazh – beach
qetësi – tranquility
zhytje – diving
dallgë – wave
i/e thellë – deep
shkëlqej – shine
erë – wind
rreze dielli – sunlight
fytyrë- face
përkëdhel – caress
nënujor – underwater
rrymë – current
qilim – carpet
shesh – square
kala – castle
mal – mountain
lulëzoj – flourish
TEXT
Saranda qenka qytet shumë i bukur! Klima qenka e butë. Paska shumë pemë palmash dhe një bulevard shumë të gjerë! Paska plazhe të vogla, por të këndshme! Paska shumë guralecë dhe nuk paska rërë! Plazhi më i bukur qenka Plazhi i Pasqyrave. Plazhi të ofruaka mundësi për zhytje dhe qetësi!
Sot, deti qenka i qetë dhe nuk paska dallgë. Uji paska marrë ngjyrë blu të thellë dhe jeshile. Nuk fryka as erë. Sa shumë shkëlqyekan rrezet e diellit! Sa këndshëm të përkëdhelkan fytyrën. Uji qenka i ftohtë. Paska shumë rryma nënujore.
Qyteti paska shumë dyqane me punime artizanale. Sa të bukura qenkan mozaikët dhe qilimat! Sheshi i qytetit qenka plot me lokale që gatuakan ushqime shumë të shijshme.
Nga kalaja qyteti u dukka shumë i bukur! Në male nuk paska rënë borë. Sivjet, qyteti lulëzuaka nga turistët. Në rrugë u dëgjuakan vetëm gjuhë të huaja!
Lesson Audio
Translation
Saranda – përshtypje
Saranda – Impressions
Saranda qenka qytet shumë i bukur!
Saranda seems like a very beautiful city!
Klima qenka e butë.
The climate is mild.