B2.15 – Porosia është me shumë vonesë – ankesë me telefon
New words/expressions
ankesë – complaint
porosi – order
përgjegjës – manager
vonesë – delay
kam bërë porosi – I placed an order
tartuf – truffle
jashtëzakonisht – extremely
ribëj – redo
ritelefonoj – call back
rikujtoj – remind
i/e ndenjur – stale
i/e zhgënjyer – dissappointed
përsëris -repeat
zbritje – discount
shërbim – service
TEXT
Shefi i 2XL: Përshëndetje, Restorant “2XL”, urdhëroni.
Marigleni: Përshëndetje, dua të flas me përgjegjësin tuaj.
Shefi i 2XL: Përshëndetje, Restorant “2XL”, urdhëroni.
Marigleni: Po ju telefonoj pasi kam bërë një porosi sot në drekë.
Shefi i 2XL: Po e shikoj, keni porositur dy sallata çezar dhe dy rizoto me krem tartufi.
Marigleni: Po, por porosia u vonua jashtëzakonisht shumë.
Shefi i 2XL: Më vjen keq, që e dëgjoj këtë. Sa kohë ju vonua porosia?
Marigleni: Porosia u vonua me 30 minuta si fillim.
Shefi i 2XL: Zotëri, normalisht, kjo nuk duhet të konsiderohet si vonesë, pasi nuk është e tillë. Koha e përgatitjes së porosisë dhe e dërgimit të saj në adresën tuaj është më shumë se 30 minuta.
Marigleni: Po, por nuk është ky problemi. Problemi është që porosia nuk erdhi në kohën që duhet të vinte, prandaj unë ju ritelefonova prapë. Në këtë moment më thatë që porosia ime nuk ishte bërë dhe duhet të ribëja një porosi të re, e cila do të vonohej edhe 30 minuta të tjera.
Shefi i 2XL: Zotëri, po ju rikujtoj që 30 minuta, nuk konsiderohen si vonesë në dërgim. Gjithsesi, si përfundim, a e morët porosinë tuaj?
Marigleni: Porosia erdhi pas një ore dhe ushqimi ishte i ndenjur. Nuk mund të hahej! Jam shumë i zhgënjyer me shërbimin tuaj!
Shefi i 2XL: Më vjen keq! Do të sigurohem që të mos përsëritet sërish. Gjithsesi a dëshironi që të porosisni diçka nga restoranti ynë tani? Do ju ofrojmë një zbritje prej 30%.
Marigleni: Ah OK atëherë. Ja po shikoj menynë dhe do ju ritelefonoj.
Shefi i 2XL: Mirë pra, po pres telefonatën tuaj dhe më vjen keq përsëri.
Lesson Audio
Translation
Porosia është me shumë vonesë – ankesë me telefon
The order is too late – phone complaint
2XL: Përshëndetje, Restorant “2XL”, urdhëroni.
Chef: Hello, “2XL” Restaurant, welcome.
Marigleni: Përshëndetje, dua të flas me përgjegjësin tuaj.
Marigleni: Hello, I want to speak with your manager.