fbpx

Materials

B2.16 – Në rrobaqepësi 

New words/expressions

rrobaqepësi – tailor

shkurtoj – shorten

ngushtoj/mbledh- shrink

ngushtoj -narrow

laj – wash

këmishë – shirt

pantallona – pants

humb peshë – lost weight

e lirshme – baggy

e kam me merak – I’m fond of it

tegel – seam

anësor – side

mëngë – sleeve

gjilpër – needle

dhuratë – gift

kam porosi në dorë – i have orders in hand

TEXT

Rrobaqepësi: Përshëndetje. Urdhëroni. 

Egli: Përshëndetje. Kam nevojë për të shkurtuar pantallonat. I kam blerë të reja dhe më rrinë pak të gjata. 

Rrobaqepësi: Po patjetër. A janë të reja pantallonat?

Egli: Po janë të reja. 

Rrobaqepësi: Atëherë përpara se t’i shkurtojmë duhet t’i lani. Zakonisht rrobat e reja ngushtohen pasi lahen për herë të parë, prandaj ju lutem lajini njëherë pantallonat pastaj ejani që t’i shkurtojmë nëse do të jetë ende e nevojshme. A keni nevojë për ndonjë gjë tjetër?

Egli: Po dua të ngushtoj pak këtë këmishën. Kam humbur shumë peshë këtë vit dhe këmisha më rri pak e gjerë. A mund ta rregullojmë?

Rrobaqepësi: Po patjetër.  Ju lutem visheni këmishën. 

Egli vesh këmishën.

Egli: Më pëlqen shumë kjo këmishë. Është dhurata e parë që më ka bërë gruaja, kështu që e kam me merak. 

Rrobaqepësi: Pa merak. Do të punoj me shumë kujdes. Ja ta shikojmë pak. Ka nevojë për dy tegela anësore dhe do ta ngushtoj pak edhe te mënga që të jetë uniformë.   

Rrobaqepësi vendoj gjilpërat me kokë përgjatë të dy anëve të këmishës dhe te pjesa e poshtme e mëngëve, pikërisht aty ku do të bëhen tegelat.  

Rrobaqepësi: Shikojeni, si ju duket?

Egli: Po më pëlqen se si rri. Duket shumë më mirë kështu. 

Rrobaqepësi: Në rregull. Ju lutem hiqeni me kujdes që të mos bien gjilpërat me kokë. 

Egli: Në rregull. Kur mund të jetë gati?

Rrobaqepësi: Për 3 ditë do ta keni gati. Më vjen keq që nuk jua mbaroj dot më shpejt, por kam disa porosi në dorë që duhet t’i mbaroj deri nesër. 

Egli: Pa problem, kur të vij të marr këmishën do t’ju sjell edhe pantallonat. 

Rrobaqepësi:  Në rregull, shumë faleminderit. 

Egli:  Faleminderit ju, shihemi së shpejti.

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Në rrobaqepësi

At the tailor

Rrobaqepësi: Përshëndetje. Urdhëroni. 

Tailor: Hello. Welcome.

Egli: Përshëndetje. Kam nevojë për të shkurtuar pantallonat. 

Egli:  Hello. I need to shorten my pants.

I kam blerë të reja dhe më rrinë pak të gjata. 

 I bought them new and they are a little long.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

 

Si i rri këmisha Eglit?

Çfarë ndodh me rrobat e reja pasi lahen për herë të parë?

Pas sa ditësh do të jenë gati?

Përse e ka qejf këmishën?

Ku i vendos gjilpërat rrobaqepsja?