fbpx

Materials

C1.04 – Përgatitja për provimin e gjuhës shqipe 

Dje grupi ynë i kursit kishte provimin e gjuhës shqipe. Të gjithë studentët ishin përgatitur për provimin. Disa kishin studiuar më shumë e disa më pak se të tjerët, por të gjithë ndiheshin gati për provimin. Edhe unë isha një ndër ta. Isha gati për provimin. Ndoshta sepse isha përgatitur me orë të tëra për atë provim. Doja patjetër që jo vetëm ta merrja provimin, por edhe të dilja sa më mirë. 

Provimi kërkonte të kisha njohuri të thelluara të gjuhës shqipe dhe aftësi të avancuara në lexim, shkrim, të folur dhe dëgjim. Kisha gjetur disa teste të provimit në internet. Kjo më kishte ndihmuar për t’u mësuar me stilin e provimit dhe llojet e ndryshme të pyetjeve. Gjithashtu, më kishte ndihmuar për t’u praktikuar dhe për të pakësuar ankthin e provimit. Në të njëjtën kohë kisha lexuar shumë tekste nga “Real Albanian” dhe isha shkathtësuar shumë në lexim. Po ashtu, kisha marrë shumë kohë për të lexuar lajme, intervista dhe podkaste të ndryshme, të cilat më kishin ndihmuar për të pasuruar fjalorin e gjuhës shqipe. Përveç këtyre, kisha parë disa seriale televizive për të përmirësuar aftësitë e mia të të dëgjuarit. Disa herë, kisha tentuar të praktikoja të shkruarin me anë të shkrimit të eseve të ndryshme.  

E ndieja veten gati dhe e dija që e gjithë puna ime nuk do të kishte shkuar kot. Do të kisha arritur patjetër rezultatet që dëshiroja.

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Përgatitja për provimin e gjuhës shqipe 

Preparation for the Albanian language exam

Dje grupi ynë i kursit kishte provimin e gjuhës shqipe. 

Yesterday our course group had the Albanian language exam. 

Të gjithë studentët ishin përgatitur për provimin. 

All students were prepared for the exam.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION