fbpx

Materials

C1.05 – Provimi i gjuhës shqipe – përshtypjet e Anës 

New words/expressions

përshtypje – impression

pa u lodhur – tirelessly

pa u ndjerë – unexpectedly

pushtoj – catch ( “pushtoj”, here is used as  a figurative meaning when a feeling, a thought or a state captures me completely

gradulisht – gradually

marr në dorë situatën – take control of the situation

heq dorë – give up

siguri në vetvete – self confidence

ngurroj – hesitate

lak në fyt – like a rope to the neck

rrjedh si lumë – flow like a river

vendosmëri – determination

e lehtësuar – relieved

arritje – achievement

TEXT

Ana kishte punuar shumë për të kaluar provimin e gjuhës shqipe. Ajo kishte punuar pa u lodhur përgjatë tri muajve të fundit. Dita e provimit erdhi pa u ndjerë. Sapo filloi provimi, ajo ndjeu ta pushtonte ankthi gradualisht, por ishte e vendosur ta merrte në dorë situatën dhe të mos hiqte dorë në momentin e fundit.  Ana mendonte se provimi do të ishte shumë më i vështirë dhe shumë më i komplikuar. Por, në të vërtetë, nuk ishte aq i vështirë sa e kishte imagjinuar. 

Ai filloi me një seancë dëgjimi dhe më pas Ana duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve në lidhje me përmbajtjen. Pasi mbaroi pjesën e parë, e kënaqur nga rezultatet fitoi më shumë siguri te vetja.

Më pas, vazhdoi me seancën e leximit. Teksti nuk ishte aq i lehtë për t’u lexuar. Në fillim, ngurroi disi dhe fjalët iu lidhën si lak në fyt, por mori frymë thellë dhe më pas fjalët filluan t’i rridhnin si lumë. Kështu me vendosmëri e çoi deri në fund leximin. 

Më tej vijoi me pjesën e shkrimit. Ajo kishte për të shkruar një ese mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Ajo arriti të shprehë mendimet e saj me qartësi. Kur e mbaroi, e ndjeu veten të lehtësuar.  

Kur doli nga salla e provimit, kontrolloi disa nga pyetjet dhe u zhgënjye pak për disa gabime të vogla që kishte bërë. 

Pas disa javësh, rezultatet u publikuan. Ana u gëzua shumë kur pa që e mori provimin e gjuhës shqipe. Ishte krenare për arritjet e saj. 

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Provimi i gjuhës shqipe – përshtypjet e Anës 

The Albanian language exam – Ana’s impressions

Ana kishte punuar shumë për të kaluar provimin e gjuhës shqipe. 

Ana had worked hard to pass the Albanian language exam.

Ajo kishte punuar pa u lodhur përgjatë tri muajve të fundit. 

She had worked tirelessly for the past three months. 

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

 

Sa muaj kishte punuar Ana për provimin e gjuhës shqipe?

Si mendonte ajo se do të ishte provimi?

Me çfarë nisi provimi?

Kur dolën rezultatet e provimit?

Cila ishte tema e esesës?