C1.08 – Më duhet një bojaxhi i mirë
New words/expressions
bojaxhi – painter
i/e entuziazmuar – excited
lyej – paint
me merak – carefully
nuk i besoja syve – I couldn’t believe my eyes
përvojë – experience
ngatërrim – confusion
faqe muri – side of a wall
i/e çuditur – suprised
mllef – rage
s’ishte puna që – it wasn’t that
ku ta dija unë – how would i know
TEXT
Sapo kisha blerë një apartament të ri në kompleksin Mangalem. Isha shumë e entuziazmuar sepse më në fund do ta bëja realitet shtëpinë e ëndrrave të mia. Kështu si fillim kisha marrë një bojaxhi për të lyer shtëpinë me ngjyra pasteli. E kisha porositur me merak për të gjitha ngjyrat që do të përdorte: të kaltër për dhomën e gjumit, rozë antike për sallonin dhe ngjyrë pana për të gjitha ambientet e tjera.
Mezi po prisja derisa çdo gjë të ishte gati. Por, kur bojaxhiu kishte mbaruar punën dhe pashë apartamentin nuk po u besoja dot syve. Ishte e qartë që ngjyrat e mureve ishin shumë larg asaj që kisha kërkuar. Kudo mbizotëronte ngjyra blu e errët, roza dhe ngjyra e verdhë. Ai ishte edhe bojaxhi me përvojë dhe nuk ishte hera e parë që e bënte këtë punë. Ai më kishte siguruar se e kishte kuptuar mirë cilat ngjyra do të përdorte.
E ku ta dija unë që bojaxhiu do të ngatërronte të gjitha ngjyrat. S’ishte puna që ai kishte ngatërruar vetëm ngjyrat, por çudia më e madhe ishte që çdo faqe muri kishte nga një ngjyrë të ndryshme. Mllefi ndaj bojaxhiut nuk do të më kalonte lehtë.
Tani, më duhet një bojaxhi i mirë që t’ja nisim të gjithë punën nga e para. A njihni ndonjë?
Lesson Audio
Translation
Më duhet një bojaxhi i mirë
I need a good painter
Sapo kisha blerë një apartament të ri në kompleksin Mangalem.
I had just bought a new apartment in the Mangalem complex.
Isha shumë e entuziazmuar sepse më në fund do ta bëja realitet shtëpinë e ëndrrave të mia.
I was so excited because I was finally going to make my dream house a reality.