B2.04 – Një plan për udhëtim në veri të Shqipërisë
New words/expressions
fluturim – flight
anulloj – cancel
data e ardhjes – date of arrival
ditë qëndrimi- stay day
vend – place
kureshtar – curious
luginë – valley
i detajuar – detailed
qira – rent
bujtinë – guesthouse
deri më tani – so far
hartoj – draw up/frame
ngrihem – get up
zgjohem – wake up
udhëtim -journey
TEXT
Franku do të vinte nesër nga Gjermania për të vizituar Shqipërinë. Por fluturimi i tij u anulua. Ai do të vijë javën tjetër.
Ai më kishte dërguar një e-mail për të më treguar datën e ardhjes në Shqipëri, ditët e qëndrimit dhe vendet që donte të vizitonte. Franku donte të vizitonte të gjithë vendet turistike të Shqipërisë, por, kishte vetëm pak ditë pushime.
Ai ishte kureshtar për të parë nga afër Alpet e Shqipërisë. Ai kishte dëshirë për të parë Thethin, liqenet e Lurës dhe luginën e Valbonës. Ato janë vende me pamje madhështore dhe shumë piktoreske.
Për të vizituar këto vende, duhej të kisha bërë një program të detajuar. Duhej të kisha marrë një makinë me qira dhe duhet të kisha rezervuar dy dhoma në bujtinat e zonës. Por deri më tani, nuk kisha arritur që të bëja asgjë.
Duhet të hartoja programin sa më shpejt. Frankut i pëlqen të ngrihet herët, prandaj duhet të planifikoja të ngriheshim herët për të ngrënë mëngjesin dhe për të nisur udhëtimin tonë sa më herët. Duhet të rezervoja dy dhoma dhe të merrja një makinë me qira. Gjithashtu, duhet të gjeja disa restorante të mira që të gatuanin ushqime tradicionale. Franku do të vijë javën tjetër, deri atëherë do t’i kem mbaruar të gjitha. Eh po, shpresoj..
Lesson Audio
Translation
Një plan për udhëtim në veri të Shqipërisë
A plan to travel in the North of Albania
Franku do të vinte nesër nga Gjermania për të vizituar Shqipërinë.
Frank was going to come tomorrow from Germany to visit Albania.
Por fluturimi i tij u anulua.
But his flight was canceled.