B2.03 – Ditë pranvere – një vizitë në ujëvarën e Sotirës
New words/expressions
ujëvarë – waterfall
buron -spring
fllad – breeze
lëkund – sway
gjethe – leaf
fshat – village
majë – peak
madhështor/e – majestically
arrij -reach
re – cloud
shkrepë – slope
shoqëroj – accompany
gurgullimë – gurgle
gojëhapur – speechless
shpat – cliff
derdh – flow
furi – fury
shkumë – foam
stërkala – ripple
lëndinë – lawn
i/e njomë – lush
bar -grass
TEXT
Sot bëra një ekskursion në ujëvarën e Sotirës, në Gramsh. Ujvara e Sotirës buron nga mali i Tomorrit. Ajo ndodhet njëzet e dy kilometra larg nga qyteti i Gramshit.
Dita ishte e ngrohtë dhe dielli shkëlqente. Flladi pranveror lëkundte gjethet e blerta të pemëve. Si fillim udhëtuam me makinë deri në fshatin Sotirë. Rruga ishte plot me peisazhe mahnitëse. Majat e maleve ngriheshin madhështore dhe dukej sikur preknin qiellin, derisa të arrinin retë. Pemët e gjelbëruara zbukuronin shkrepat e maleve.
Pas një rruge të vështirë, më në fund arritëm në fshat. Më pas, ecëm për rreth një orë me këmbë derisa arritëm tek ujëvara. Rrugës na shoqëronte vazhdimisht gurgullima e ujit të ujëvarës. Kur e pamë ujëvarën mbetëm gojëhapur. Uji derdhej me furi nga shpatet e maleve. Më tej, uji binte mbi shtratin e lumit dhe krijonte shkumë e stërkala. Rrezet e diellit binin mbi ujë dhe shkëlqenin.
Kisha shumë frikë, por mora guximin dhe u futa në ujë. Uji ishte akull i ftohë.
Më pas ecëm derisa arritëm në lëndinën mbi ujëvarë. Lëndina ishte plot me bar të njomë. Ishte vendi perfekt për një piknik të shkurtër. Pasi mbaruam piknikun, nisëm rrugën e kthimit. Ishte një ditë shumë qetësuese dhe e këndshme. Bëra shumë foto për ta kujtuar gjatë këtë ditë të bukur!
Lesson Audio
Translation
Ditë pranvere – një vizitë në ujëvarën e Sotirës
Spring Day – a visit to Sotira Waterfall
Sot bëra një ekskursion në ujëvarën e Sotirës, në Gramsh.
Today I took an excursion to Sotira Waterfall in Gramsh.
Ujvara e Sotirës buron nga mali i Tomorrit.
Sotira Waterfall springs from Mount Tomorr.