B2.06 – Miqtë e mi Toni dhe Koli
New words/expressions
çiflig – farm
më mirë një mik sesa një çiflig – better a friend than a farm
sfidë – challenge
udhëtim – trip
skarë – grill (usually in Albania seen as zgarë but the correct word is skarë)
buzëdeti – seaside
besnik – loyal
inkurajoj – encourage
nga ana tjetër – on the other hand
i/e matur – mature
lirshëm – freely
paragjykoj – prejudge
i/e mençur – wise
këshillë – advice
i/e shkëlqyer – excellent
dëgjues – listener
i/e ndryshme – various
për orë të tëra – for many hours
tifoz – fan
ndeshje – match
shpesh – frequently
TEXT
Thonë: “më mirë një mik sesa një çiflig”. Epo, unë kam gjetur dy: Tonin dhe Kolin.
Toni është një njeri me zemër të madhe. Ai është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët dhe është gjithmonë plot energji. Ai nuk i ka frikë sfidat dhe është gjithmonë në kërkim të emocioneve të reja. Çdo fundjavë ai organizon aktivitete në natyrë si skarë buzëdetit, piknik nga liqeni, udhëtime ose kamping në mal. Toni është një shok besnik dhe gjithmonë ka një buzëqeshje të ngrohtë për të më inkurajuar.
Koli nga ana tjetër është më i qetë dhe më i matur. Mund të flas shumë lirshëm me të, pa frikë se mund të më paragjykojë. Ai është një dëgjues i shkëlqyer dhe është gjithmonë i gatshëm të më ofrojë këshilla të mençura. Ai lexon shumë dhe mund të bisedoj me të për tema të ndryshme për orë të tëra. Ai i ka shumë pasion filmat dhe shkojmë shpesh së bashku në kinema. Gjithashtu, ai është tifoz i Interit dhe shpesh shkojmë në stadium të shikojmë ndeshjet e futbollit kur luan Interi.
Toni dhe Koli janë dy miq të veçantë për mua. Bashkë me ta, aventurat janë më emocionuese, sfidat janë më të lehta dhe çdo ditë është më e bukur.
Lesson Audio
Translation
Miqtë e mi Toni dhe Koli
My friends Toni and Koli
Thonë: “më mirë një mik sesa një çiflig”.
They say, “better a friend than a farm.”
Epo, unë kam gjetur dy: Tonin dhe Kolin.
Well, I have found two: Toni and Koli.