A1.06 – Pushime në Dhërmi
New words/expressions
pushime – vacation
plazh – beach
fshat – village
guralec – pebble
palmë – palm tree
shkëmb – rock
shpella – cave
gjej – find
guaska – shell
not – swim
zhytje – diving
libër – book
perëndim – sunset/west
diell – sun
ditë – day
natë – night
mal – mountain
TEXT
Familja Sako shkon çdo vit me pushime në plazh. Ata pëlqejnë shumë të shkojnë në Dhërmi. Dhërmiu është një fshat në Vlorë. Në Dhërmi ka plazhe me guralecë dhe me palma. Në Dhërmi ka shumë shkëmbinj dhe shpella.
Familja Sako ka dy vajza. Emrat e vajzave janë Mira dhe Mimoza. Zoti Sako pëlqen të bëjë shëtitje në mëngjes. Zonja Sako dhe Mira shkojnë të gjejnë guaska. Mira ka shumë qejf të notojë dhe të zhytet. Mimoza nuk do të notojë. Mimoza do të bëjë shëtitje me anije. Zonja Sako rri nën çadër. Zoti Sako lexon një libër.
E gjithë familja ha drekë në restorant. Mimoza dhe Mira hanë peshk të pjekur dhe sallatë. Zoti dhe Zonja Sako hanë peshk të skuqur me patate.
Zonja Sako shijon perëndimin e diellit. Familja Sako shkon në hotel natën. Hoteli është lart në mal. Ata kanë një teleskop. Mimoza dhe Mira shikojnë yjet.
Të gjithë janë të lumtur kur shkojnë me pushime bashkë si familje.
Lesson Audio
Translation
Pushime në Dhërmi
Holidays in Dhërmi
Familja Sako shkon çdo vit me pushime në plazh.
The Sako family goes every year on holidays on the beach.
Ata kanë shumë qejf të shkojnë në Dhërmi.
They like it very much to go to Dhërmi