fbpx

Materials

B1.05 – Në librari – Çfarë libri të blej për babin tim?

New words/expressions

temë e veçantë – specific topic 

librashitës – bookseller

bazuar në  histori të  vërtet – based on true stories 

përshkruaj – describe

tregoj – depict

i famshëm – famous

pagesë – payment

arkë -cashier

paketim – wrap

dyqan – store

zgjedhje e duhur – right choice

i parë – first 

i dytë – second

i tretë – third

TEXT

Miri: Mirëmbrëma! Po kërkoj një libër të veçantë për babin tim. A keni ndonjë libër interesant për atë?

Librashitësi: Mirëmbrëma! Po, kemi shumë libra interesantë.  A ka ndonjë temë të veçantë që i pëlqen babit tuaj? 

Miri:  Babi im lexon me kënaqësi libra historikë dhe libra biografikë. Ai preferon libra të bazuar në histori të vërteta. Ai lexon libra që përshkruajnë ngjarje historike dhe libra që tregojnë për jetën e njerëzve të famshëm. A keni ndonjë libër të tillë?

Librashitësi: Sigurisht. Kemi disa libra që bëjnë për ju. Po jua tregoj.

  • Libri i parë është “Diana, historia e saj e vërtetë”  
  • Libri i dytë është “Ëndrra nga im atë” nga Barak Obama. 
  • Libri i tretë është “Stiv Xhobs”.

Miri:  Më pëlqejnë sugjerimet tuaja. Babi im e ka lexuar librin e Stiv Xhobs. Atij i ka pëlqyer shumë ky libër. Ai e admiron Barak Obamën. Mendoj se libri i tij është zgjedhja e duhur.  Faleminderit për sugjerimet!

Librashitësi: Asgjë! Jam i lumtur që mund t’ju ndihmoj. Ju lutem kaloni te arka për të bërë pagesën. 

Miri shkon tek arka dhe bën pagesën për librin. 

Miri: A mund ta paketoj këtë libër? Është dhuratë për babin tim.

Arkëtari: Patjetër. Ju lutem shkoni në fund të dyqanit. Atje është një vajzë dhe ajo bën paketimin. 

Miri: Faleminderit. 

Arkëtari: Faleminderit ju! Lexim të këndshëm!

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Në librari – Çfarë libri të blej për babin tim?
In the bookstore – What book should I buy for my father?

Miri: Mirëmbrëma! Po kërkoj një libër të veçantë për babin tim. A keni ndonjë libër interesant për atë?

Miri: Good evening! I’m looking for a special book for my father. Do you have any interesting books for him?

Librashitësi: Mirëmbrëma! Po, kemi shumë libra interesantë.  A ka ndonjë temë të veçantë që i pëlqen babit tuaj? 

Bookseller: Good evening! Yes, we have many interesting books. Is there any specific topic that your father likes?

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

Çfarë po kërkon Miri?

Çfarë librash preferon të lexojë babai i Mirit?

Librin e kujt blen Miri?

Çfarë bën Miri me librin?

Ku ndodhet vajza që bën paketimet?