fbpx

Materials

B1.04 – Në dyqanin e luleve

New words/expressions

dyqan lulesh – flower shop

shitësi – shop assistant

dhuratë – gift

e veçantë – special

e dashur – girlfriend

i dashur – boyfriend

aromë – fragrance

i/e veçantë – particular 

dashuri – love 

rast – case

padyshim – definitely

trëndafil – rose

simbolizon – symbolizes

sinqeritet – sincerity

kartolinë – card

ndjenjë – feeling

buqetë – bouquet

mbështjell – wraps 

letër -paper

paketoj – package

shtrenjtë – expensive

ia vlen – it’s worth it

meritoj – deserve

TEXT

Ardi: Mirëdita! 

Shitësi: Mirëdita. A mund të të ndihmoj? 

Ardi: Po, kam nevojë për ndihmë. Dua të blej një dhuratë të veçantë për të dashurën time. Ajo i do shumë lulet. Çfarë më sugjeron?

Shitësi: A ke ndonjë preferencë të veçantë? A do lule me ndonjë ngjyrë të veçantë apo lule me aromë?

Ardi: Të dyja, hahaha. Dua të shpreh dashurinë time për të. Çfarë më sugjeron në këtë rast?

Shitësi: Në këtë rast, padyshim të sugjeroj një trëndafil. Ai simbolizon dashurinë dhe ka aromë të këndshme. Mund të zgjedhësh një trëndafil të kuq ose të bardhë. Trëndafili i kuq simbolizon dashurinë dhe pasionin, ndërsa trëndafili i bardhë simbolizon sinqeritetin.

Ardi: Dua një trëndafil të bardhë. Por më duket pak, dua diçka më tepër. A ke ndonjë ide të veçantë?

Shitësi: Patjetër! Mund të shkruash një kartolinë dhe t’i shprehësh ndjenjat e tua. Gjithashtu, mund t’i blesh edhe një çokollatë.

Ardi: Ide shumë e mirë. Do t’i blej të treja. 

Shitësi: A doni të bëjmë një buqetë të vogël me trëndafila të bardhë? 

Ardi: Mirë, dua 7 trëndafila sepse e kam takuar të dashurën para 7 muajsh. 

Shitësi përgatit buqetën me trëndafila dhe e mbështjell me letër rozë. Gjithashtu, paketon një çokollatë bashkë me kartolinën. 

Shitësi: A ju pëlqen? 

Ardi: Po duket shumë bukur, faleminderit! Sa kushtojnë të gjitha?

Shitësi: 7 trëndafila të bardhë kushtojnë 2.100 lekë, çokollata kushton 300 lekë dhe kartolina kushton 200 lekë. Paketimin e keni dhuratë. Në total kushtojnë 2.600 lekë. 

Ardi: Hmmm, shkoi pak shtrenjtë… por, ia vlen për të dashurën time. Urdhëroni 3.000 lekë dhe mbaje kusurin. E meriton! 

Shitësi: Faleminderit shumë.  Mirë se të vini përsëri! 

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Në dyqanin e luleve.
In the flower shop.

Ardi: Mirëdita!

Ardi: Good afternoon!

Shitësi: Mirëdita. A mund të të ndihmoj?

Shop assistant: Good afternoon. Can I help you?

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

Çfarë do të bëjë Ardi?

Çfarë lulesh preferon Ardi për dhuratë?

Çfarë lulesh sugjeron shitësi?

Çfarë bën Ardi?

Sa kushton paketimi?