B1.15 – A të pëlqen të lexosh libra?
New words/expressions
zhvilloj – develop
njohuri – knowledge
pasuroj – enrich
fjalor – vocabulary
këndvështrim – perspective
zhanër – genre
personazh – character
zgjeroj – broaden
shkrimtar – writer
befasues – breathtaking
zhgënjej – disappoint
TEXT
Altin: Ermira, a të pëlqen të lexosh libra?
Ermira: Po, më pëlqen shumë të lexoj. Mendoj se librat ndihmojnë shumë për të zhvilluar imagjinatën dhe japin shumë njohuri nga fusha të ndryshme dhe gjithashtu të pasurojnë fjalorin. Po ty Altin, a të pëlqen të lexosh libra?
Altin: Po edhe mua më pëlqen shumë. Për mua çdo libër të hap një dritare për të parë botën dhe njerëzit nga një këndvështrim i ri. Cili zhanër të pëlqen më shumë?
Ermira: Romani është zhanri që më pëlqen më shumë. Sa herë që lexoj futem në një botë tjetër, më duket sikur jetoj bashkë me personazhet, qesh e qaj me ta. Po ashtu, edhe poezia më tërheq shumë sepse aty mund të shprehësh shumë, duke thënë shumë pak.
Altin: Interesante! Unë personalisht lexoj më shumë librat që trajtojnë tema psikologjike dhe libra për zhvillimin personal. Më pëlqejnë sepse më bëjnë të reflektoj mbi veten dhe më ndihmojnë të rritem si individ. Arrij të kuptoj më mirë veten dhe botën që më rrethon. Gjithashtu, preferoj të lexoj libra historikë dhe shkencorë për të zgjeruar horizontin.
Ermira: Po është e vërtetë, fiton shumë njohuri dhe përvojë nga librat. Mund të mësojmë nga historitë e të tjerëve dhe të zgjedhim të kemi një jetë më të mirë për vete.
Altin: A ke ndonjë shkrimtar që të pëlqen më shumë se të tjerët?
Ermira: Kam shumë, por për momentin më tërheq Ismail Kadare. Ka libra shumë interesantë dhe befasues, të lë pa frymë deri në faqen e fundit dhe nuk të zhgënjen asnjëherë. Po ti, a ke ndonjë shkrimtar të preferuar?
Altin: Nuk kam lexuar asnjëherë një libër të tij. Shkrimtari im i preferuar mbetet Dritëro Agolli.
Ermira: Interesante, edhe unë nuk kam lexuar asnjë libër të tij. hahaha
Altin: Kam një ide! Hajde shkojmë në librari dhe le të blejmë nga një libër të secilit autor dhe ia bëjmë dhuratë njëri-tjetrit. Si thua?
Ermira: Super ide! Le të shkojmë!
Lesson Audio
Translation
A të pëlqen të lexosh libra?
Do you like reading books?
Altin: Ermira, a të pëlqen të lexosh libra?
Altin: Ermira, do you like reading books?
Ermira: Po, më pëlqen shumë të lexoj.
Ermira: Yes, I really like to read.