B1.17 – Dua një taksi
New words/expressions
shërbim klienti – customer service
shofer – driver
klient – customer
takim – meeting
taksimetër – taximeter
menjëherë – immediately
sigurohem – assure
përcaktoj – determine
TEXT
Erta: Alo përshëndetje.
Shërbimi i klientit: Përshëndetje. Si mund t’ju ndihmoj.
Erta: Më duhet një taksi.
Shërbimi i klientit: Ku dëshironi të shkoni?
Erta: Dua të shkoj te “Parku Olimpik i Tiranës”.
Shërbimi i klientit: Në çfarë vendi ju duhet dhe në çfarë ore?
Erta: Unë jam te kompleksi “1 Maji” dhe taksia më duhet sa më shpejt që është e mundur.
Shërbimi i klientit: Ja një moment. Për momentin, nuk kemi asnjë nga taksitë tona aty afër. Taksia më e afërt është 15 minuta larg. A mund të prisni 15 minuta?
Erta: Kam një takim pas 30 minutash dhe më duhet patjetër që të jem në orar. Më mirë po telefonoj një kompani tjetër. Faleminderit!
Shërbimi i klientit: Prisni një moment ju lutem. Kemi edhe një shofer që po vjen drejt adresës tuaj me një klient. Ata duhet të jenë aty për 5 minuta. A është mirë?
Erta: Mirë. Mund të pres 5 minuta. Sa kushton nga adresa ime deri te Parku Olimpik?
Shërbimi i klientit: Më vjen keq, por nuk e di. Çmimi përcaktohet nga taksimetri dhe zakonisht varet nga gjatësia e rrugës dhe koha që do ju nevojitet derisa të shkoni në destinacion. Duhet të bisedoni me shoferin për këtë.
Erta: Kuptoj. Ju lutem më siguroni që taksia do të vijë në orar. Nuk duhet të vonohem.
Shërbimi i klientit: Pa merak. Po kontaktoj menjëherë me shoferin dhe për 5 minuta, taksia juaj do të jetë aty.
Erta: Faleminderit!
Shërbimi i klientit: Faleminderit juve! Një ditë të mbarë!
Erta: Edhe juve!
Lesson Audio
Translation
Erta: Alo përshëndetje.
Erta: Hello, hello.
Shërbimi i klientit: Përshëndetje. Si mund t’ju ndihmoj?
Customer Service: Hello. How can I help you?
Erta: Më duhet një taksi.
Erta: I need a taxi.