B1.18 – Dua të shkoj në kinema
New words/expressions
film – movie
dhëndër – groom
nuk ta prish – don’t spoil it
gjysmë çmimi – half price
rezervim – reservation
ekran – screen
vend – seat
më lindi një ide – i got an idea
i/e uritur – hungry
shkëlqyeshëm – exellent
TEXT
Gerta: Hey, çfarë do të bëni sot në mbrëmje? Më lindi një ide. A shkojmë në kinema?
Erla: Ide shumë e mirë! Jam dakord!
Albi: Edhe mua më pëlqen ideja! Dini gjë çfarë filmash po shfaqen?
Gerta: Jo, por ja e shikojmë në internet. Paska disa filma: “14 vjeç dhëndër”, “Zonja nga qyteti” dhe “Në shtëpinë tonë”. Cilin nga filmat keni qejf që ta shohim?
Albi: Unë kam qejf të shikoj “14 vjeç dhëndër”. Po ju vajza?
Erla: Unë do të kisha qejf që të shikoja “Zonja nga qyteti”, por nuk ta prish ty.
Gerta: Për mua nuk ka problem, më pëlqejnë që të dy filmat. Kështu, hajde të presim biletat.
Albi: Sa është bileta?
Gerta: Sot një biletë është 1.000 lekë. Por, nëse ikim të hënën mund të përfitojmë nga oferta dhe mund ta marrim me gjysmë çmimi.
Albi: Për mua nuk ka problem, por ti kishe qejf që të shkonim sot, apo jo?
Gerta: Po kisha qejf që të iknim sot, por ikim nesër nëse edhe ju jeni dakord. Mund të blejmë 2 bileta për një. Pastaj, nëse e rezervojmë online, mund të zgjedhim edhe vendin ku do të ulemi dhe me sa po shikoj nuk ka asnjë rezervim për vendet deri tani.
Albi: Shkëlqyeshëm. Atëherë, a zgjedhim vendet afër ekranit, si thoni?
Gerta: Dakord, u bë. 3 bileta për të hënën në darkë. Ndërkohë, çfarë do të bëjmë sot?
Albi: Si thoni, shkojmë për pica.
Gerta: Më lindi një ide edhe më e mirë. A shkojmë për një kokteil?
Erla: Shkojmë, por jo vetëm për një.
Albi: hahaha shkojmë, por unë do ta marr një picë gjithsesi, jam shumë i uritur.
Lesson Audio
Translation
Gerta: Hey, çfarë do të bëni sot në mbrëmje?
Gerta: Hey, what are you doing this evening?
Më lindi një ide. A shkojmë në kinema?
I have an idea. Shall we go to the cinema?
Erla: Ide shumë e mirë! Jam dakord!
Erla: Very good idea! I agree!