B2.01 – Panairi i librit 2
New words/expressions
rrugë – road
gjithashtu – in addition
vend parkimi – parking space
xhiro – stroll/walk
shesh – square
pa masë – immensely
fjalim hapës – opening talk
vonesë – delay
ngas – drive
stendë – stand
shitur – sold / sold out
më herët – earlier
ndërkohë – in the meantime
oreks – hungry
dëshiroj – desire
TEXT
Aida dhe Ariani po shkojnë në panairin e librit. Panairi i librit zhvillohet te pallati i kongreseve në Tiranë. Rrugës ka shumë trafik. Gjithashtu në Tiranë është shumë e vështirë për të gjetur një vend parkimi. Pasi kanë bërë një xhiro rreth sheshit Nënë Tereza, më në fund gjejnë një vend parkimi pranë stadiumit Air Albania. Ata vonohen shumë. Aida mërzitet pa masë. Ajo mezi priste që të dëgjonte fjalimet hapëse të panairit, por kanë arritur aty me shumë vonesë.
Aida: Jam shumë e mërzitur!
Ariani: Po të mos ishe vonuar aq shumë, nuk do të kishim ardhur kaq vonë!
Aida: Po, po, kështu thua ti! Por në të vërtetë, po ti kishe dhënë makinës pak më shpejt, do të kishim arritur në kohë!
Ariani: e mirë, mirë … mos u mërzit. Eja se do të blej të gjithë librat që dëshiron!
Aida: Vërtet! Mirë, shkojmë
Aida dhe Ariani shkojnë nga njëra stendë te tjetrën. Ata shohin shumë libra, por nuk gjejnë librat që po kërkonin. Librat që donin janë shitur që të gjithë.
Ariani: Më vjen keq! Po të kishim ardhur pak më herët do t’i kishim gjetur librat që doje.
Aida: Po pra …
Ariani: Mos u mërzit! Besoj që po të vijmë përsëri nesër do të gjejmë të gjitha librat që dëshiron! Nesër jam pushim, kështu që mund të vijmë në mëngjes. Si thua?
Aida: Dakord, por do të vijmë herët
Ariani: Patjetër e dashur, mos harro që të premtova që do të blej të gjithë librat që dëshiron.
Aida: Sa mirë.
Ariani: Ndërkohë, a ke oreks? Unë u lodha dhe do të doja të haja diçka … Si thua a do të të pëlqente të shkonim për të ngrënë përsëri në restorantin kinez?
Aida: Po, do të më pëlqente shumë … Je më i miri!
Lesson Audio
Translation
Panairi i librit 2
Book fair 2
Aida dhe Ariani po shkojnë në panairin e librit.
Aida and Arian are going to the book fair.
Panairi i librit zhvillohet te pallati i kongreseve në Tiranë.
The book fair is being held at the Congress Palace in Tirana.